Dhjetor 1918, dy patriotët Nyzhet Vrioni dhe Vasil Goxhamani,
AMARCORD
Nga Edi Rama.
Nuk dihet nëse në këte foto të shkrepur midis nëntor-dhjetorit 1918, pra fill pas përfundimit të Luftës së Parë Boterore, dy patriotët Nyzhet Vrioni dhe Vasil Goxhamani, po shijojnë thjesht një moment miqësor rreth një kafeje në njërin prej katet e kullës Eiffel në Paris apo po i gëzohen lajmit që kulla, e projektuar si e çmontueshme në krye të herës, do të mbetej përgjithmonë në këmbë, pas shërbimeve të vyera që i kreu fitores së Francës dhe aleatëve nëpërmjet stacionit radio-telegrafik të instaluar në majë, në një lartësi 300-metroshe i cili kapte çdo sinjal armik, madje dhe thashethemet e spiunes së famshme Mata Hari.
Objekt krejtësisht jo konsensual gjatë ndërtimit të saj, kulla Eiffel, simboli më i njohur i Parisit, kishte qenë shënjestra e sulmeve të njërit prej më të mëdhenjve shkrimtarë francezë, Guy de Maupassant. Pas ndërtimit, shkrimtari shkonte shpesh të drekonte në restorantet e katit të saj të parë dhe pyetjes si mund ta bënte këtë i pergjigjej: “Vij këtu se është i vetmi vend në Paris nga ku nuk e shoh këtë kullë të më shfaqet në qytet”