“Dialog intim kokash”, Jul Deda ironizon marrëdheniet Rama-Meta

 

Dialog intim kokash, koke me koke…!
Rama: Si ikin vitet!?!? U bene 2 vjet ne pushtet.
Meta: 2 vjet i ke ti, kurse une kam 6.
Rama: E di. Ne Shtator do ikesh?
Meta: Me ty s’rrihet o vlla. E ke dhi.
Rama: Ku e dhiva o burre o burre? Ti po deshe rri, mua s’me ben gje. Por me keto ministra, s’ke gje ne terezi, nderro ministrat.
Meta: Po ti po tall lesht me mua?!?!? Une desha ti nderroj, ti solla edhe propozimet e reja por nuk pranove ti.
Rama: Haha…he o burre se bej shaka, leri aty se mire jane.
Meta: Jo, jo do i terheq, ti po deshe pranoji te rinjte, po s’deshe..do dal nga koalicioni.
Rama: Si o burre do dalesh?!?! Çfare do i thuash njerezve se e ke bere balte, here me Doktorin e here me mua…tashti prap do me shku te ata? Luli s’ta hap deren.
Meta: Luli s’po na hap telefonin, e jo me deren, kurse popullit i them qe tani jam me ju. Do ju dal kunder edhe ty edhe Lulit dhe do i them njerezve qe ju jeni ata qe e shkaterruat vendin per 25 vjet etj etj. Populli beson gjithçka, se i varfer eshte e s’ka rruge tjeter.
Rama: Kush i ha keto mer Like..?!?! Vetem une i kam rrejt me llafe, ti i ke mesu keq, duhet me i dhene ndonje gje, o lek o pune. Pune s’ka se jemi cope cope, lek s’do kesh se do jesh ne opozite…keshtu qe pisk e ke.
Meta: Ika njehere se kam oren e stervitjes.
Rama: Ik, ik se edhe une kam ca pune. Jam duke projektuar nje tjeter veper arti per ta bere ketu te kryeministria.
Meta: Ça do i besh aman, se e ke bere si kopesht kalamajsh..?!?
Rama: Do bej nje shpelle, qe te hyjne njerezit si vizitor dhe ne nje moment, aty ne erresire te dal une e te bertas…e pastaj tremben ata. Art kontemporan.
Meta: Ti s’je mire o vlla..! Hajt shnet.
Rama: Hajt ciao..!

SHKARKO APP