Dibranë, votoni nr. 9, Partinë Demokratike!
Nga Alban Daci –
Ceren, Radomirë, Çenjeve, Kallë, Vleshë, Zall-Kalisë, Ratke, Lehallar, Çore, Palaman, Sllatinë, Venishtë, Dypjak, Trojak, Shumbat, Reç, Zall Dardhë, Lugjej, Arras, Fushë Alie, Rrens, Kastriot dhe krejt Dibra, votoni numrin 9, Partinë Demokratike, votoni Xhelal Mziu.
Votoni ndryshimin dhe të ardhmen e merituar! Jepuni fund eksperimenteve që PS ka bërë me ju dhe jetën tuaj nga 2015 duke pasur një qëllim të vetëm rokada për pushtet personal dhe për të pasur nën kontroll dibranët për t’i nënshtruar!
Dibra ka qenë komuna më me pak investime në gjithë Shqipërinë. Nëse në Jug u aplikua “rilindja urbane” si për shembull Belfshi që u transformua plotësisht, në Peshkopi u bë vetëm Bulevardi kryesor dhe ai madje shumë më keq se sa në versionin origjinal!
Qyteteti i Peshkopisë vazhdon të ngjaj me një qytet të braktisur pa vizion urbanë dhe pa investime!
Në 100 fshatrat turistike, nëse do të ishte vendi i parë që duhet të përfitonte në gjithë Shqipërinë këtë status dhe investime duhet të ishte Lura, por as rrugë nuk ka për të shkuar. Rruga u premtua vazhdimisht nga 2013 e deri më sot, por nuk u realizuar!
Radomira është një perlë tjetër që edhe pse mori statusin e një ndër 100 fshtarve turistike, përveç asfaltimit të rrugës nuk ka asnjë investim tjetër konkret në këndvështrimin e zhvillimit të turizmit, asnjë koncept konkret të zhvillimit të turizmit malor!
Shumë fshatra në Dibër nuk kanë as uji të pijshëm e as rrugë, edhe këto u premtuan nga 2015 dhe asgjë nuk është bërë deri më sot! Situata e ujit të pijshëm në qytet të Peshkopisë është e pandryshuar!
Mos pranoni t’u mashtrojnë përsëri siç kanë bërë deri tani, ata vijnë tek ju vetëm të legjitimojnë pushtetin e tyre me votën tuaj dhe pastaj për t’u larguar e për të mos ardhur më! Këtë herë bëhen deputet me besimin tuaj e pas katër viteve do të kandidojnë në Tiranë, sepse Dibra për ta bëhet një vend i largët dhe ju në sytë e tyre do të konsideroheni “katundar të pa zhvilluar”!
Kjo është historia e atyre që kanë dal deputet me votën tuaj në këto vite tranzicioni, pas një muaj që kanë marrë mandatin nuk u kanë hapur as telefonin e pas katër vitesh kanë aluduar edhe origjinën e tyre!