Diplomacia Ekonomike

 

RUBRIKA/Fjalori diplomatik

Nga Dr. Jorgji Kote

Swiss Digital Desktop Reklama

Diplomacia ekonomike ose e sipërmarrjes ka marrë theks të veçantë gjatë 30 viteve të fundit, si rrjedhojë e globalizimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, zgjerimit të shoqërive shumëkombëshe, shtrirjen e ekonomisë së tregut në vendet ish-komuniste, ashpërsimit të konkurrencës për teknologji dhe investime të huaja, kriza energjetike dhe e naftës, mbrojtja e mjedisit, rritja e mirëqenies sociale etj.  Katër objektivat dhe shtyllat kryesore të diplomacisë ekonomike janë: nxitja e tregtisë dhe eksporteve, tërheqja e investimeve të huaja, thithja e teknologjisë moderne, menaxhimi i ndihmave ekonomike dhe për zhvillim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Diplomacia ekonomike zhvillohet nga/dhe në organizatat, grupimet dhe forumet ekonomike, tregtare dhe financiare të botës, si Banka Botërore, FMN, Organizata Botërore e Tregtisë (OBT), Komiteti Ekonomik dhe Social i OKB-së (ECOSOK), OECD-ja, Banka Europiane e Investimeve, Banka për Rindërtim dhe Zhvillim etj.

Ajo po zhvillohet gjithnjë e më shumë edhe në organizatat ekonomike rajonale; ndër më të njohurat ndër to është Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, ku Shqipëria është ndër vendet e para themeluese më 1992 dhe Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e vendeve të rajonit (CEFT), Nisma e Europës Qendrore etj.

Drejtimi i dytë dhe kryesor ka të bëjë me rolin e diplomacisë zyrtare, të përfaqësive diplomatike jashtë shtetit, në bashkëpunim dhe në mbështetje të dikastereve të linjës, si dhe programeve e projekteve të tyre. Në këto 20 vitet e fundit, diplomacia ekonomike ka dalë nga periferia e shërbimit të jashtëm duke iu afruar më shumë qendrës së saj. Aktualisht, diplomatët me profil ekonomik vlerësohen në të njëjtën shkallë me ata të fushave të tjera. Shquhen në këtë drejtim SHBA-ja, Gjermania, Japonia, Italia, Franca, Kina, Brazili, India, Rusia, Zvicra etj., por dhe vendet më të vogla.

Veçanërisht aktive në këtë fushë po bëhen ambasadat në vendet e huaja dhe sektorët e tyre ekonomikë. Ato merren me ndjekjen e politikave ekonomike të vendit ku janë akredituar, rrjedhojat për rajonin dhe vendin tonë, si dhe ndjekjen e politikave ekonomike të vendit të tyre, sidomos në drejtim të investimeve të huaja, shkëmbimeve tregtare, panaireve, ekspozitave dhe mbështetjes së biznesit. 

Natyrisht, shërbimet diplomatike nuk bëjnë direkt biznes, por ato informojnë, nxisin, ndihmojnë, mbështesin etj. Ndërsa diplomaci ekonomike të mirëfilltë bëjnë dikasteret, operatorët dhe agjencitë ekonomike, dhomat e tregtisë, bankat etj.

Aspekti i tretë i diplomacisë ekonomike ka të bëjë me aktorët dhe faktorët e tjerë të rëndësishëm ekonomikë, si firmat, bankat publike dhe private, vendase e të huaja dhe sidomos dhomat e tregtisë dhe industrisë, këto të fundit në vendet perëndimore kanë një traditë të gjatë dhe të pasur, por dhe mjaft kompetenca dhe peshë në zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe shtimin e tyre si dhe në hartimin e kuadrit ligjor përkatës. Në disa raste, si në Japoni, Austri, Gjermani etj., ato kanë përfaqësuesit e tyre në vende të ndryshme, apo filiale pranë metropoleve më të rëndësishme politike dhe ekonomike botërore. Edhe në vendin tonë, kohët e fundit këto dhoma kanë ardhur duke rritur rolin e tyre, edhe pse mbeten ende larg profilit të dëshiruar.

Në  numrin tjetër do të lexoni “Fuqia e Ngurtë dhe e Butë” (” Hard&Soft Power”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?