Disa mësime nga pësimet e zgjedhjeve
Nga Mero Baze
Shqipëria ka zhvilluar zgjedhjet më të mira të historisë së saj, ku për herë të parë nuk ka asnjë denoncim serioz për dhunë gjatë procesit, asnjë tentativë të denoncuar për manipulim votash dhe një pranim rezulatati në çdo baston që kanë humbur dy partitë e mëdha, pa asnjë hezitim. Ky është rezultati i parë më pozitiv i asaj që ka ndodhur ditën e diel dhe fitorja e parë reale e Edi Ramës dhe Ilir Metës si bashkqeverisës së vendit, duke u dhënë shqiptarëve zgedhje të lira të drejta dhe të ndershme.
Rivaliteti i ashpër i shfaqur gjatë fushatës sidomos mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në betejën e tyre për vend të dytë, ka qenë i matur dhe i përgjegjshëm gjatë procesit të numurimit dhe administrimit të zgjedhjeve. Përfundimi i zgjedhjeve në Vorë, me një rezultat të ngusht, por pa kontestime, ishte një nga këto ilustrime për një proces normal.
Nga pikpamja politike, zgjedhjet dëshmuan një dështim të plot të lidershipit të Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike. Votuesit nuk kanë pranuar në asnjë rast fallcitetin e tij, mungesën e llogjikës politike dhe lojën me kandidatë kukulla në shumë qytete ku ai tenton të formoj “ekipin” e tij në PD.
Përkundër kësaj, në jug të vendit, ku Basha ka lënë të lirë përzgjedhjen e kandidatëve duke zgjedhur më të mirët, ai ka pas rezulatate suprizë në Sarandë, duke ju afruar fitores, në Përmet duke fituar bindshëm, në Gjirokastër duke rritur ndjeshëm PD, etj. Zgjedhjet provuan se përzgjedhjet e Lulzim Bashës dhe tenativat e tij për të anashkaluar figurat politike të Partisë Demokratiek dhe për të formuar një PD “të Kunatit” dhe me kandidatë klientelist, kanë shkatërruar cdo shans për fitore të Partisë Demokratike. Ilsutrimi tipik i kësaj historie është Vlora, ku përball një PS të përcarë dhe me probleme, që diti të zgjedh një kandidat dinjitoz jashtë partisë, PD vë kandidat atë që i ka ndërtuar pallatin Bashës në Vlorë, dhe atë që do ti ndërtonte Xhaminë dhe dyqanet Zenit në Tiranë, duke fyer cdo demokratë nromal në këtë vend.
Partia Demokratike ka nevojë të kuptoj se politika nuk është një zyrë ku emërohesh, por një betejë ku zgjidhesh duke qenë më i miri.
Lulzim Basha duhet të kuptoj se deri më sot vetëm është emëruar. Ai është emëruar tre herë ministër, është emëruar kryetar Bashkie me vota të vjedhura dhe një proces të turpshëm, është emëruar kryetar PD me një proces fyes për inteligjencën e cdo demokrati, dhe nuk mund të fitonte një betejë, të lirë të drejt dhe të ndershme sic qe gara e 21 Qershorit.
Se cfarë do bëj Partia Demorkatike me të, është punë e tyre, por ai duhet të kuptoj se PD ka nevoj të kthehet tek politikanët që përballojnë beteja dhe jo tek ata që emërohen. Përfytroni betejën që ka bërë Astrit Patozi duke mbrojtur politikisht Vorën për 30 ditë i pambështetur nga PD dhe më në fund ja del ta marrë, dhe Bogdanin dhe Tabakun si kukulla të kukullës, që humbasin dhe njësin 8 që është bastioni historik i PD në Tiranë. Përfytroni cfarë i ka bërë Basha Kavajës me Ëngjëll Carën, i cili në cdo palë zgjedhje, zgjedh nga një parti, dhe së fundmi është rikthyer në PD. Humbet aq thelë përballë Ervis Rroshit, sa të duket sikur Kavaja është Tepelenë dhe jo një qytet simbol i PD, ku Berisha ka pas hipotekën e tij të parlamentarit për 20 vjet.
Shikoni ci ka bërë Durrësit, qytetit më stabël të Partisë Demokratike, të cilin Vangjush Dako mezi e mori me 270 vota në vitin 2007 fal shitjes së disa komisionerëve të PD dhe po e mbyt me një lum votash një kandidate fallco të Partisë Demorkatike, një pinjolle të një familje sigurmsash, një mercenare të së majtës , e futur aty fal lidhjeve të pista me enturazhin e kryetarit dhe buzëqeshjeve mikluese ndaj një plaku të rrjedhur që u kujtua të flirtoj në pelqëri.
Ky prototip i njerëzve të Bashës nuk e mund dot më të majtën shqiptare.
Opozita duhet ti kthehet opozitarizmit, frymës reale që përfaqëson opozitën në Shqipëri, dhe nuk duhet ngatërrua me seminaret e katedrave fallco shqiptare, të cilët sic fabrikojnë “analist” për debate, mendojnë se mund të fabrikojnë dhe politikanë për Shqipërinë.
Sot nuk është një ditë e zezë për opozitën por një ditë e zezë për Lulzim Bashën dhe Sali Berishën, të cilët nuk kanë më gënjeshtra me se të justifikojnë humbjen në zgjedhje. Ata duhet të heqin dorë nga mbajtja e zyrave të SHQUP si studjo ligjore për të mbrojtur bëmat e Familjes Berisha, dhe kthimin e saj në një pol opozitarizmi në Shqipëri. Opozita nuk bëhet e madhe nga selia dhe nga metrat katrorë por nga idetë. Ishte një kohë kur PD nuk kishte seli po kishte parti. Tani që ka rrëmbyer një seli, duket se ka humb partinë.
Opozita e “cic miceve”, me mendt e Zenit e Jamarbërit, që mendojn se Shqipëria lexon facebookun e ca mendjethatëve për të bërë opozitë, të çon në këtë rezulatat.
Shembulli më tipik se si nuk duhet bërë opozitë, është mënyra se si Zeni drejtoi fushatën kundër Erion Velisë në Tirnaë përmes disa faqeve onlinë pa identitet, dhe disa personazheve periferikë si puntorë mediesh në Shqipëri, të cilët nuk thanë dot kurrë një gjë thelbësore kundër kandidatit, por mendonin se çudisnin shqiptarët pse Erioni ka qenë dikur i varfër e ka shit fiq, pse i ka punuar gruaja sekretare në një studjo për llogari të Beccetit i cili ka ana e vet i ka dhënë Liri berishës 300 milion lek dhe ajo si ka deklaruar. Shqiptarët nuk janë budallenj që mes Ajolës që ka punuar Sekreatre në një studjo ligjore, dhe mamas së Zenit që ka rjepur Beccetin dhe ka fshehur deklarimin e lekëve të marra, të quajnë problem këtë të parën. Dhe ja ku është rezulati për të gjithë. Erion Veliaj është fituesi më rezulatin më të madh historik për Tiranën në 24 vjet që mund të thellohet tek mbi 40 mij vota, dhe e gjitha cdo kujtohet nga fushata është opozita “e cic micëve” truthatë, që mendojnë se opozita bëhet duke bërë gallatë.
Opozita nuk ka shumë sekrete për tu bërë. Duhet të jesh i vërtet, i qart dhe pamposhtur, dhe jo i kapur, mashtrues dhe budallenj frikacak, sic janë këta që tentojnë të duken opozitarë.
Së fundmi zgjedhjet ishin dhe një test i fort i bashkpunimit politik mes LSI dhe PD, i cili duket se ka rritur në finale votat e Lëvizjes Socialiste për Integrim për këshilla bashkiak, duke e bërë atë një aktor edhe më peshërënd në politikën shqiptare.
Dështimi i disa kandidatëve të saj në bashki, është më shumë cështje profili kandidatësh se sa një një cështje koalicioni. E krahasuar me zgjedhjet e vitit 2011, ku LSI kishte kandidatë në 21 bashki të vendit, dhe thuajse i humbi të gjitha përvec Lezhës, ky rezualtat tregon se kolaicioni me PS është më antyral dhe funksional. Por të përkthyera në zgjedhje parlamentare, votat e LSI në bazë, e bëjnë atë një parti shumë më të rëndësishme në zgjedhjet e vitit 2017 pasi janë vota që përkthehen në mandate deputetësh.
Zgjedhjet provuan se Edi Rama dhe Ilir Meta kanë funskionuar si aleatë real dhe bashkfitues të zgjedhjeve, ndërsa baza e PS dhe baza e LSI do tu duhet kohë të koalidojnë si dy pjesë të një partie, dhe për shkak të një shumice jo të vogël brenda LSI që vjen nga PD, e që është aty më shumë për arsye prgamtike se sa politike.
Pesha që fiton LSI në këto zgjedhje nga votat pollore dhe qartësia e raporteve mes Ramës dhe Metës e bëjnë këtë koalicion më stabël dhe natyral.
Por fitorja e tyre e thellë, nuk është një arsye për të qenë arrogant, por një arsye për tu bërë më të përulur ndaj atyre që ua ridhanë besimin dhe ua mirkuptuan përpjekjet për të bërë reforma të dhimshme në vend.
Ky rezulatat dhe ky votbesim është një arsye për të qenë kokulur para votuesve dhe për ta cuar më te mandatin që kanë marrë dy vejt më parë për të ndryshuar tërësisht Shqipërinë.
TEMA
KOHA JONË SONDAZH

