Disa reflektime post covid19
Nga Profesor Arben Ivanaj
COVID-19 preku gati 2/3 e botës dhe bëri që për herë të parë në histori gati 3 milardë njerëz të futeshin në karantinë për afërsisht 60 ditë.
Sëmundje të reja dhe agjentë të rinjë patogjenë ka pasur në të kaluarën dhe do të ketë edhe në të ardhmen.
Por në fakt, në kushtet e botës së re, rezultoi, se globalizimi ka limitet e veta, se sovraniteti sanitar është po aq i rëndësishëm sa dhe sovraniteti në fushën e mbrojtjes. Pa shendet të mirë asgjë nuk mund të arrihet.
Kufijtë u mbyllën, transporti u bë i pamundur, të mirat mjeksore u « sekuestruan » nga shtetet përkatëse, ku prodhoheshin këto produkte.
Autoritet tona të shendetit publik dhe Ministra e Shëndetësisë e menaxhuan në mënyrën më të mirë të mundëshme situatën, vlerësimet më të mira për vetë faktin se patëm numër të paktë të infektuarish, numër të paktë vdekjesh, dhe në të njëjtën kohë, pa prekur shërbimin e domosdoshëm mjeksorë të popullatës dhe të te sëmurëve në përgjithësi.
Organizmat ndërkombetare treguan, se janë të njëanshme dhe të papërgatitura për rolin e tyre. Reaguan me vonesë, të pakten 10 ditë, dhe prodhuan një goodline shumë të debatueshëm. Mëgjithëse jam dakort se kjo duhet të shihet me vonë pas disa muajsh (në vjeshten e ardhëshme) kur të gjitha të dhënat të jenë të disponueshme, por për momentin ka mjaftueshëm të dhëna, të cilat flasin se kjo epidemi është epidemia e radhes që ka kaluar njerëzimi, me kurben e saj të ngjashme me të gjitha epidemitë e tjera sezonale virale, kurba gauss, « kombanarja e kishes ».
Zakonisht rekomandohet trajtimi i të sëmurit me simptoma, këtu u rekomandua të trajtohet i sëmuri me dispne, rekomandim i kontestuar veçanërisht nga ekipi i Marsejës, Francë. Prof. Raoult tregoi se nëse trajtojmë të sëmurin nga momenti i shfaqjes së temperaturës, ose dhe të semurin pozitiv me covid19 pa simtoma, ngarkesa virale pas 48 orësh ishte shumë e vogel, pra i sëmuri nuk ishte me përhapes i virusit.
Në fakt, çfarë bëri karantina? Uli qarkullimin e virusit, uli ritmin e përhapjes se infeksionit, uli frekuencën në kohë të te infektuarëve, ritmin e vdekjeve, por jo numrin total të tyre. Pra, në rast mos karantinimi do të kishim 15 vdekje për 100 te infektuar brenda një jave (mesataria në Europë). Në sajë të karantinës këto shifra u shtrinë përgjate 2 muajve.
Ndërsa, vdekshmeria në popullatën totale, popullata e ekspozuar me virusin është afërsisht 0,5 %.
Sikur sistemet spitalore të ishin në gjëndje të përballonin numrin e të sëmurëve nuk do të kishim nevojë për karantinë, p.sh. vetëm 56 % e shtretërve ICU (krevate në reaminacion) u përdoren në Gjermani për të sëmurët me COVID-19, në Francë u përdoren 95 % e tyre, ndërsa në vende të tjera pati mungesë të shtretërve.
Ata (Suedia) të cilët nuk respektuan rekomandimet e OBSH patën më pak të prekur, me pak vdekje dhe sigurisht nuk pati nevojë për karantinen alla OBSH.
Ndoshta, nëse do të investonim me inteligjencë në kohë normale nuk do të kishim nevojë për karantinë.
Sa është kostoja ekonomike e ndalimit total të ekonomisë?! Sipas disa mediave të huaja, për Eurozonën, do të duhen rreth 2 vite për të arritur në nivelin ekonomik të janarit 2020. Pra, ndoshta kemi humbur 2 vite pasuri kombëtare. Sikur t’a kishim përdorur një pjesë të kësaj shume për krevate ICU e investime në spitale dhe në shërbimin shendetësor në përgjithësi, besoj se nuk do të kishim patur nevojë për karantinë.
Mendoj se situata paraqitet më keq në vendet në zhvillim, ku besoj, siç është e zakonshme, do të vërshojnë ekspertët nga të gjithë organizmat, të cilët fillimisht do të bëjnë bilancin e dëmit ekonomik sigurisht me një buxhet të veçantë). Më pas do të rekomandojnë të njëjtat masa: ulje të shpenzimeve publike, rritje të taksave, projekte për të ulur korrupsionin (buxhet për këtë) etj. Do të ishte e mjaftueshme, që ata sëbashku me politikbërësit të mos bënin korrupsion, të mos vidhnin paratë publike, paratë e organizmave ndërkombëtare që jepen për vendet në zhvillim, dhe problemi do të zgjidhej.
Kjo tregon miopinë e politikëbërësve në përgjithësi, dhe veçanërisht të ekspertëve (psedoekspertëve në fakt) ndërkombetarë etj të cilët në të gjitha rastet kërkojnë të ulen investimet në shëndetësi.
Kjo tregon dhe njëherë mungesën e vizionit të tyre dhe mëgjithëse është e vështirë të vertetohet, kjo vjen për arësye të korrupsionit ekonomik e politik. Shpeshherë politika i zgjedh ekspertët sipas projeksionit korruptiv të përfitimit ekonomik dhe politik të saj, që vjen në pajtim me interesat ekonomike të pseodoekspertëve, të cilët nga ana e tyre jetojnë me ekspertizën që ata shesin (konflikt interesi).
Pyetja shtrohet nëse bie nevoja për ekspertizë, do të bie nevoja për punën e tyre, nga ana tjetër, shpesh pas ekspertizës së tyre fshihen interesa politike të caktuar rajonale dhe jo vetëm, ose dhe teori ideologjike të cilat nuk janë konfirmuar në asnjë vend.
Çdo ndryshim politik pas 97 e përdori Ministrinë e Shëndetesisë per te ndertuar partine, per te ushqyer anetaret e saj me perfitime ekonomike (perjashto 2 vitet e fundit). Cdo administrate qe ka ardhur ka kerkuar « ku jane parate e mia ? me mentalitetin « kjo eshte koha ime » per te bere para.
Te gjithe ekspertet e huaj ne te njejten kohe keshillonin qeverine, dhe jo vetem. Me te njejtat burime financiare u organizuan gjithfare sondazhesh ku vertetohej se personeli mjekesor ishte me i korruptuari ne Shqiperi. Te njejtat burime financonin projekte, te cilat nuk ishin konfirmuar ne asnje vend tjeter, dhe ndertonin projekte qe me kalimin e kohes rezultuan fitimprurese vetem per ekspertet dhe politikanet, por ne asnje rast per te semuret dhe per punonjesit e shendetesise (shihni rezultatin).
Ne fakt, nevoja e politikes per te ndjekur axhenden e vet korruptive dhe politike, çoi ne korruptimin e pjeses elitare te mjekesise, p.sh. e drejta e dypunesimit u nis si e drejte e njeriut, por ne fakt u perdor si alternative e prodhimit te pseodoeksperteve vendas, te cilet u asistuan nga ekspertet e huaj dhe te dyja palet ngriten projekte te cilat u vune ne sherbim te politikaneve. Kjo u sherbente shume mire interesave te perfitimit ekonomik te disa oligarkeve prane politikes qe shkonte (dhe shkon) paralel me interesa politike te caktuara ne vend, dhe gjithashtu favorizonte influenca te caktuara politike.
Asnjehere nuk u zbatua koncepti i konfliktit te interesit, i detyrushem ky ne shoqatat europiane dhe amerikane te profesionisteve, prej vitit 2008, dhe me ligj prej vitit 2004.
Si rastesisht keto interesa ekonomike te oligarkeve dhe te politikes penguan per 30 vite zhvillimin e teknologjise mjekesore ne vend, zhvillimin e QSUT dhe te UM.
Gjithcka eshte sui generis, asnje vend ne bote nuk ka sistemin e mjekut te familjes dhe sistemin e mjekut specialist ambulator te ngjashem me ne. Praktikisht modelin sovjetik e arnuam shume pak dhe u shit si nje model revolucionar ne vendin tone (ekspertiza e OBSH dhe te tjere). Sa programe populiste, pa te vertete shkencore jane ne zhvillim me financime publike. (?!)
Me mentalitetin komunist te asaj kohe, disa njerez ishin te rendesishem disa jo: pacientet e shtreses se rendesishme duheshin derguar jashte, pra, pacientet first class ; disa te tjere duheshin trajtuar ketu por si te veçante ; shumica duhej te trajtohet me medikamentet e listes baze (lista baze, rekomandim i OBSH dhe BB).
Sigurisht parteneret, te cilet ne fakt kane interesa politike te moszhvillimit te teknologjise mjekesore ne Shqiperi, e qe e shohin Shqiperine me nje mentalitet « kolonial », jane gjithmone te gatshem te pranojne pacientet tane, ne te njejten kohe kur te njejtet eksperte te huaj, qe rekomandojne mosfinancimin ne sistem, deklarojne ne raportet e tyre se « turizmi mjekesore eshte shkaterrues per vendet ne zhvillim » (si Shqiperia). Sigurisht, eshte e drejta e gjithekujt te mjekohet kudo me shpenzimet e veta.
Kjo kohe tregon se « ne kohe lufte » mjeket tane jane te afte te shkojne dhe te punojne ne Itali (gje e cila ishte shume e rendesishme dhe duhet vleresuar, si nje ndihme per nje vend, i cili ka bere jashtezakonisht shume per ne), por ne kohe paqeje te njejtet profesioniste nuk jane te afte te trajtojne pacientet e tyre, detyrohen te shkruajne epikriza, per t’i derguar pacientet e tyre, shpesh me financime publike, ne vendet te cilat kane interesa politike per moszhvillimin e mjekesise publike ne Shqiperi.
Ishin pikerisht « ekspertet » me interesa ekonomike dhe politike te dyshimta qe keshilluan modelin e financimit sui genesis, ne shendetesi nga 2008 dhe ne vazhdim, nderkohe kur te gjithe e dine shume mire (por nuk iu pelqen t’a dine) se ky model nuk ekziston ne asnje vend. Po sikur keto para te ishin investuar siç duhet? Nen ze te gjithe e pranojne faktin se para ka, por asnje nuk merr guximin te thote ne praktike se ku shkojne keto para.
A ka korrupsion? Sigurisht, qe ka, por ne nje takim qeveritar para shume vitesh ku kerkoheshin fonde per te luftuar korrupsioni, dikush tha se “nese shefi nuk vjedh, asnjerit nuk ia mban te vjedhe », atehere si nuk mund te gjejme 20 shefa te tille ne vend ?
Kush e ushqen te qenurit ne te njejten kohe ne dy vende ? Mos valle Messi luan nje ndeshje me Barcelonen dhe nje ndeshje me Realin? Sigurisht, per arsye interesash te perbashketa me politikberesit.
Nje test eshte i besueshem kur ka kofiçient mbi 98 %, (standart i EMA). Per interesa ekonomike kerkohet te behen testet imunologjike per COVID-19 ne nje kohe kur asnje studim nuk ka konfirmuar besueshmerine e tyre. Sipas studimeve paraprake besueshmeria e tyre, ne rastin me te mire eshte vetem 30-60 %. Si mund te ofrosh nje test me besueshmeri te tille ne te njejten kohe kur thuhet se nuk ka fonde te mjaftueshme ? (dhe ne kete rast jane ekspertet qe rekomandojne) Aq me shume si mund te kete ekspert te pozites dhe opozites ? Çdo harxhim parash ne drejtimin jo te duhur, si rastesisht perkrahet menjehere nga nje numer i madh politikanesh te te dy kraheve dhe jo vetem … Ne fund te dites kur mundohesh te shohesh nder rreshta jane po ato interesa per te cilat folem me lart, te cilat ushqejne te gjithe.
Si mund te anatemohen vendimarresit, te cilet perfshine kerkuesit tane ne nje studim faze III nderkombetar ? Ne te gjithe boten, para se te perdoret nje medikament, test, apo praktike mjeksore (dhe sisteme shendetesore) jane testuar diku nga dikush , nga ekipe mjekesore dhe jane publikuar ne nje reviste shkencore, kjo eshte ajo, qe quhet pune shkencore. Per cfare interesash duhet anatemuar dhe te perhapet paniku se shqiptaret po perdoren si “kavie”? Perfshirja ne kete studim eshte ne gjerat e pakta te mira, qe i kane ndodhur mjekeve tane.
Mbyllja e kufijve i detyroi te gjithe te trajtoheshin ne vend, te trajtoheshin ne QSUT. Ne kete urgjence ku ishin ata, te cilet kerkojne te trajtojne pacientet tane, duke u mbushur mendjen vendimmarresve se mjeket tane nuk jane te afte, se nuk duhet te harxhojne parate per nje pune te cilen ata e « ofrojne falas », perse nuk moren te semuret me COVID-19 ? Ishte patologji e pa njohur, por çuditerisht e mesuam ne te njejten kohe me ata, te cilet « kerkojne » te semuret tane ne kohe normale.
Nese, duam te mos gjendemi ne te njejten situate ne te ardhmen, duhet te investojme ne drejtimin e duhur, dhe te rrisim kapacitetin per trajtimin e semundjeve ne vend, te modernizojme QSUT.
Pavaresisht nga problemet, te gjithe mjeket shqipetare qe punojne sot jashte vendit, ne Fakultetin e Mjeksise kane mesuar dhe ne QSUT kane bere praktikat mjeksore dhe jane bere te afte te fitojne te drejten te punojne ne vendet europiane. Do te duhen te pakten 2 dekada qe nje tjeter institucion mjeksore te arrije nivelin aktuale te QSUT.
Nese do te kishim, sigurisht jo sa Gjermania 60 krevate ICU per cdo 1000 banore, por te pakten 100 krevate gjithsej, nuk do te kishim nevoje per karantine.
Shume politikane dhe shume njerez i quajten mjeket “heronj”, disa kerkonin si t’ua shperblenin faktin se u kishin “shpetuar jeten”, a u treguan heronj? Po shume. Afersisht 150 mjeke humben jeten ne kete “beteje”, njera nder arsyet ishte se punuan pa mjete mbrojtese, te cilat politika kishte per detyre t’ua siguronte, pra nese doni qe jetet e atyre te mos kene shkuar kot dhe te jeni mirenjohes per punen e tyre, ju politikane thjesht beni detyren tuaj: siguroni fondet e nevojshme per te funksionuar sistemi.
Dhe me e bukura eshte se ata te cilet vodhen ose shperdoruan cdo kacidhe te shendetesise japin tani rekomandime sesi te dalim nga kriza, dhe si ? Duke “ulur pagat e mjekeve dhe pensionisteve”, nderkohe, qe per cfare na duhen 140 deputete? U vertetua se 120 mjaftojne (kemi dy vite me 120), nga te cilet gjysma as dreqit nuk i duhen, nga pjesa qe mbesin gjysma s’kane folur kurre, pra, cfare i duhen me shume se 50 deputete Shqiperise!!?
Te behen reformat e nevojshme (te vjedhjet e medha jane bere me ane te reformave), qe neser te mos jemi perseri ne te njejten situate, sa para kushton mbeshtetja ekonomike e ndalimit per 60 dite e jetes (ekonomike, kulturore shoqerore, etc.) te nje vendi ?
Akoma nuk dihet ekzakt, ndersa une mendoj se me pak me shume para, qe jane ne sistemin shendetesore aktualisht ne mund te ofrojme nje sasi dhe cilesi sherbimi, te afte te perballoje nje situate dhe sigurisht pa pasur ne te ardhmen nevoje per nje te tille karantine.