Distancimi social i domosdoshëm, por jo i vetëm!
Nga Tritan Shehu –
”Decentralizim, decentralizim” te operatoreve e mjekimit me masivizim te depistimit duhet te jete motoja sot (ne fakt eshte kerkuar me pare), per te vene ne levizje te gjitha mekanizmat ndaj nje skenari te rrezikshem:
1. Test, test, test, me fillimin e testimeve horizontale te popullesise, direkte apo te imunokromatografise, realizimin keshtu edhe te testeve te shpejta, te thjeshta, e kosto te ulet me nje rrjet laboratorik ne nivel vendi.
2. Kete kerkim horizontal e realizojne epidemiologet, te cilet aktualisht jane pothuajse ne stand by, se bashku me mjeket e familjes e kujdesin paresor, qe akoma eshte larg roleve.
3.Aktivizimi urgjent i klinikave te dedikuara dhe qendrave te terapise intensive edhe ne periferi, duke cfrytezuar kapacitetet e limituara te personelit te kualifikuar dhe trajnuar mjeket e infermieret per rol ndihmues.
4.Sigurimin sa me shpejt me mijra te disa pajisjeve te thjeshta, qe mund te perdoren kudo, si aparate per fluks oksigjeni me burimet, mates te SaO2 etj.
5.Laboratoret jane ne krize, ato te kujdesit paresor prej efekteve te Check up, ato te spitaleve ne “pritshmeri” per ate PPP, perfshi edhe Tiranen. Kjo kerkon nderhyrje per te permiresuar kudo ate qe mundet tashme, pa harruar imazherine.
6.Masat e plota e afat gjate per mbrojtjen e personelit, qe prej kujdesit paresor e deri te i specializuari sipas rrezikut. Mjekeve te sherbimeve direkte tu sigurohen kushte jetese jashte ambjenteve te familjes.
Infektimi i shpeshte e tyre, deri tek Dr.Brataj sot, eshte nje sinjal alarmi.
I uroj atij dhe te tjereve sherim te shpejte, jane shume te cmuar!