FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ditë zie për televizionet, qeveria lë në terr shqiptarët (jo të gjithë kanë lukse ‘dixhitale’)

Nga Enton Abilekaj

Është dita më e zezë për televizionet dhe teleshikuesit. Duhet të ishte ditë historike shkëputja përfundimtare nga transmetimet analoge në dixhitale, por errësirra sundon në shumicën e shtëpive. Shumica e qyetarëve me të ardhura minimale nuk kanë televizorë me marrës dixhital.

Duhet të blejnë dekoderat universalë, po në treg nuk ka të tillë. E vetmja mundësi është që të pasurojnë më shumë kompanitë që kanë pronësinë e tranmetuesve numerikë duke blerë dekoderat e tyre. Nuk është problemi se pasurohen ata që e filluan në mënyrë të paligjshme aktivitetin, por as ky shpenzim nuk e zgjidh problemin.

Autoriteti I Mediave Audiovizive (AMA) vetëm sa ka ndihmuar qeverinë që të zhysë shqiptarët në errësirën informative, duke e inkurajuar monopolizmin e transmetimeve , duke i shërbyer grykësisë së 7 operatorëve ( në fakt janë 4), që kanë marrë frekuencat kombëtare për të ofruar një shërbim të domosdoshëm, jetik për një vend demokratik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria vetëm sa pasuroi klientët e saj, duke sajuar shpërndarje dekoderash, që në fakt ishte vetëm trasfertë parash tek bizneset e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot gjysma e Shqipërisë është në errësirë. Një errësirë si ajo e republikave islamike, ku televizioni është i ndaluar, ose lejohen vetëm TV që kalojnë censurën.

Ekranet nxijnë, televizorët janë tepër nëpër shtëpitë e varfra. Hapni radiot, dëgjoni Zërin e Amerikës. Radio Londra është mbyllur.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?