Dixhitalbi ka vendosur ta bllokojë tv Klan nga unë apo …?!
Nga Artan Fuga:
Nuk më del më tv Klan në paketën e Dixhitalbit
Ju del juve?
Më del një ekran i zi!
Mundësitë që më shkojnë ndërmend mua :
– Më është prish televizori
– Më është prishur aparati i marrjes së sinjalit dixhital
– Më është prishur telekomanda
– Një dorë e keqe më ka bllokuar në antenë kanalin përkatës, do të filloj të hetoj midis komshive se kush është ngjitur në tarracë ditët e fundit
– Mos ka ndodhur ndonjë gjë andej nga ndërmarrja???
– Dixhitalbi ka vendosur t’a bllokojë tv Klan të merret nga unë
– Tv Klan më ka ekzorcizuar, pra më ka përjashtuar si pjesë e audiencës
Në qofshin këto dy të fundit unë dua lekët e blerjes së kartës vjetore të dixhitalbit mbrapsht sepse e doja edhe për tv Klan sepse më pëlqen ta shoh njësoj sikurse shoh edhe tv e tjera!
Nuk e mora kartën duke e paguar sa frëngu pulën të shoh ndonjë nga ato tv propagandistike që të sjellin zorrët në grykë kur i ndjek për gallatë nga niveli i lartë i servilizimit, nga paaftësia e paraqitjes së imazheve, nga shqipja shatra patra e banalizuar dhe e minimizuar në maksimum (!!!), dhe nga gazetaria e nivelit zero!
Nuk di a di gjë AMA për këtë që pësojmë ne si klientë!
Apo varja!
Aman më thoni se në qoftë halli im t’a çoj për kthim televizorin tim te Globus, firmë serioze, sepse e kam brenda garancisë!