Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 07:59 Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme Ish-Presidenti Barack Obama ka sulmuar ashpër administratën e Trumpit lidhur me luftën në Iran dhe çmimet e larta të konsumit, ndërsa ka nisur fushatën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Do të ndërhyjë Trump nëse Serbia provokon Shqipërinë apo Kosovën ushtarakisht?

Forum E mërkurë, 3 Shtator 2025 19:19
Do të ndërhyjë Trump nëse Serbia provokon Shqipërinë apo Kosovën ushtarakisht?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Marko Caka

Një reflektim për besnikërinë politike, interesin kombëtar dhe rolin e SHBA-së në Ballkan. Në një kohë kur bota është në përplasje të hapur midis dy poleve të mëdha, të Perëndimit demokratik dhe boshtit autoritar të Rusisë, Kinës e Koresë së Veriut, pyetja që më lind është: ku jemi ne shqiptarët në këtë lojë globale? Dhe më saktë: ku qëndrojnë ata bashkëkombës që sot e kanë bërë flamurin amerikan pjesë të identitetit të tyre, por jo më si simbol të vlerave të përbashkëta, por si fanellë partie, ose më keq, si tatuazh ideologjik në emër të një njeriu e jo të një parimi?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 23 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Pas takimit të bujshëm Trump–Putin, unë luajta me imagjinatën: si do të reagonin “Trumpistët” shqiptarë po të ishte Joe Biden në vend të Trumpit në atë skenë? Si gjithmonë, kur guxon të kritikosh Trumpin, reagimet më të ashpra vijnë nga simpatizantët e tij shqiptarë, shumë prej tyre bij të të përndjekurve nga regjimi komunist. Ironikisht, të njëjtët që janë rritur me ndjesinë e urrejtjes ndaj verbërisë ideologjike të një regjimi diktatorial, sot mbrojnë me të njëjtën verbëri një lider që për ta është “i shenjtë” pa u ndalur të analizojnë faktet apo pasojat.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kjo formë mbështetjeje më kujton ngjashmëri të frikshme me ithtarët e Enverit, atëherë kur një kritikë ndaj udhëheqësit mjaftonte për t’u shpallur armik. Sot, një fjalë kundër Trumpit mjafton që të shpallesh “komunist”, “anti-amerikan”, “i blerë nga Soros” e plot etiketime të tjera që kanë zëvendësuar argumentin me shpifjen. Pra kjo ironi është therëse. Bijtë e atyre që u persekutuan për mendimin ndryshe, sot persekutojnë mendimin ndryshe. Në emër të lirisë, heshtin lirinë. Por unë nuk luftoj me armë. Unë luftoj me penë – dhe e kam bërë gjithmonë, edhe atëherë kur mendimi i lirë ishte rrezik për jetën time, jo më tani.

Trump, Putin dhe paqja në kurriz të kombit tonë

Askush nuk mund t’ia mohojë Trumpit disa qasje të drejta në fillimet e presidencës si lufta kundër korrupsionit ndërkombëtar, vënia e tarifave ndaj shteteve që abuzonin me tregun amerikan, etj. Por ajo që është e pakundërshtueshme është se shikimi i tij ndaj lidershipit botëror është personal, jo institucional. Nuk sheh aleanca, por marrëdhënie personale. Nuk sheh vlera, por “a më respekton mua ky apo jo?” Po ta shohim me sy realist, kritika ime ndaj afrimit të Trumpit me Putinin nuk është më thjesht frikë por është duke u bërë realitet. Trump në deklaratat e fundit shfaqet i shqetësuar për boshtin Rusi–Kinë–Kore e Veriut, por e sheh këtë jo si kërcënim për Amerikën, por si mosmirënjohje ndaj “njeriut Trump”. Ai shpreh zhgënjim që këto vende nuk e vlerësojnë më “siç duhet”, jo që janë armiqtë më të mëdhenj të SHBA-së. Këtu ndahet “shapi nga sheqeri”, pra nuk është më fjalë për një president që kërkon të luftojë korrupsionin global, por për një lider që e sheh politikën e jashtme si teatër egosh personale.

Kur Putini e Kim Jongu e “vlerësojnë”, ai kënaqet. Por këta nuk janë miqtë tanë, por janë armiqtë e sistemit, një sistem që i ka dhënë Trumpit vetë fuqinë që ka, atë të mbrojtjes së demokracisë. Dhe kur një lider amerikan harron se kush është kundërshtari i vërtetë, atëherë edhe kombet e vegjël si i yni duhet të fillojnë të shqetësohen. Edhe ne shqiptarët, një komb i vogël në një rajon të trazuar, nuk mund të përballojmë luksin e përkrahjes qorre ndaj një njeriu , qoftë edhe pa vetëdije mund të vërë në rrezik ekzistencën tonë kombëtare.

Imagjinatë drejt së vërtetës: Serbia sulmon, Amerika hesht! Duke qenë se jam për shumë vite brenda Industrisë së filmave hollivudian më vjen shumë lehtë të luajmë me një skenar. Jo për të bërë propagandë, por për të provuar ndërgjegjen tonë kombëtare. Serbia, me ndihmën e Rusisë, fillon një sulm të organizuar mbi Kosovën dhe shtrin përparimin deri në Kukës. Lufta është e ashpër, populli ynë gjakoset për të mbrojtur tokën, vriten djemtë më të mirë, gratë dhe fëmijët largohen nga shtëpitë, digjen fshatra.

Në këtë moment del Presidenti amerikan – Trump – dhe kërkon ndaljen e luftës. Propozon një takim “historik” mes Vuçiçit, Kurtit dhe Ramës në Uashington. Me një marrëveshje për paqe, por me një kusht: Territoret që Serbia ka pushtuar të mbeten Serbisë, në emër të paqes. Sepse “nuk duam më gjakderdhje”.

Dhe Trump shfaqet si paqebërës, si “deal-maker”. Bota e lavdëron se do shmangien e një lufte të re ballkanike. Por ne? Ne shqiptarët çfarë bëjmë ? Do ta pranonim këtë paqe turpi si shqiptarë të humbur?

Patriotizëm Instagrami apo përkushtim i vërtetë?

Të gjithë ata që kanë shqiponjën në profil, që bëjnë status për 28 nëntor, që mallëngjehen për Skënderbeun, Adem Jasharin dhe Nënë Terezën. A jeni gati të mbyllni sytë nëse lideri juaj i preferuar e fal Kosovën për një “deal” me Serbinë? Patriotizmi nuk matet me emoji. Matet me qëndrimin kur kombi yt rrezikohet edhe nëse rrezikon simpatitë politike. Pyetja shtrohet: A jemi shqiptarë sepse keni lindur të tillë, apo sepse është modë në rrjete sociale? Ne kemi vetëm një anë: Kombin tonë dhe aleancën me Perëndimin

Që të mos keqkuptohemi, ne nuk jemi anti-amerikanë, përkundrazi ne jemi amerikanë të përjetshëm që ja kemi dhënë besën,pra kur bëhet fjalë për ekzistencën e saj shqiptarët falin edhe jetën. Jemi mirënjohës të përjetshëm të SHBA-në që na shpëtoi nga gjenocidi në vitin 1999.

Por nuk jemi as ushtarë të verbër të asnjë presidenti amerikan. Ndaj për të gjithë ju, vëllezërit e mi shqiptarë, Trumpistë apo jo, mos e vendosni identitetin tuaj kombëtar në shërbim të një individi. Asnjë lider amerikan nuk është më i rëndësishëm se e ardhmja e Kosovës. As Bush, as Obama, as Trump, as Biden nuk janë më të shenjtë se Shqipëria dhe Kosova.

Asnjë flamur tjetër nuk ka më shumë peshë se flamuri ynë dhe kur behet bashkë me atë amerikan nuk ka asnjë fuqi tjetër në këtë tokë që e mposht atë. Kur të vijë momenti i vërtetë dhe ai do të vijë ju do të duhet të vendosni: A jeni me një lider që nuk ju njeh, por ju pëlqen ta adhuroni, apo jeni me kombin tuaj, që është gjaku juaj, historia juaj, e ardhmja e fëmijëve tuaj?

Sepse në fund të fundit, nuk ka asnjë paqe të vërtetë pa drejtësi. Dhe nuk ka drejtësi pa tokë të lirë dhe komb të bashkuar. Kosova është Shqipëri. As Kosova e as Kukësi nuk është pjesë e ndonjë pazari. Dhe për këtë nuk bëjmë kompromis me askënd. Dhe po erdhi një ditë që paqja të blihet me tokë shqiptare, atëherë rezistenca nuk është zgjedhje, por detyrë.

Që të mos keqkuptohemi, ne nuk jemi anti-amerikanë, përkundrazi ne jemi amerikanë të përjetshëm që ja kemi dhënë besën,pra kur bëhet fjalë për ekzistencën e saj shqiptarët falin edhe jetën. Jemi mirënjohës të përjetshëm të SHBA-në që na shpëtoi nga gjenocidi në vitin 1999.

Por nuk jemi as ushtarë të verbër të asnjë presidenti amerikan. Ndaj për të gjithë ju, vëllezërit e mi shqiptarë, Trumpistë apo jo, mos e vendosni identitetin tuaj kombëtar në shërbim të një individi. Asnjë lider amerikan nuk është më i rëndësishëm se e ardhmja e Kosovës. As Bush, as Obama, as Trump, as Biden nuk janë më të shenjtë se Shqipëria dhe Kosova.

Asnjë flamur tjetër nuk ka më shumë peshë se flamuri ynë dhe kur behet bashkë me atë amerikan nuk ka asnjë fuqi tjetër në këtë tokë që e mposht atë. Kur të vijë momenti i vërtetë dhe ai do të vijë ju do të duhet të vendosni: A jeni me një lider që nuk ju njeh, por ju pëlqen ta adhuroni, apo jeni me kombin tuaj, që është gjaku juaj, historia juaj, e ardhmja e fëmijëve tuaj?

Sepse në fund të fundit, nuk ka asnjë paqe të vërtetë pa drejtësi. Dhe nuk ka drejtësi pa tokë të lirë dhe komb të bashkuar. Kosova është Shqipëri. As Kosova e as Kukësi nuk është pjesë e ndonjë pazari. Dhe për këtë nuk bëjmë kompromis me askënd. Dhe po erdhi një ditë që paqja të blihet me tokë shqiptare, atëherë rezistenca nuk është zgjedhje, por detyrë. /TemA/

Etiketat e lidhura

kosovaserbiaTrump
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme
Para 11 minutash

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë
Para 13 minutash

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas
Para 16 minutash

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026
Para 31 minutash

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 11 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 11 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 14 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 13 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.