Dritan Abazoviç, shqiptari i opozitës proserbe në Mal të Zi
Nga Ylli Pata
Ai është 30 vjeç. Eshtë nga nga Ulqini. Drejton Lëvizjen Qytetare “Ura” dhe prej kohësh është një kritik i fortë i politikës së qeverisë së Milo Gjukanoviç por edhe të establishmentit shqiptar në Mal të Zi.
Quhet Dritan Abazoviç, por është shqiptar pavarësisht prapashtesës “viç” në fund të mbiemrit.
Abazoviç është deputet i Malit të Zi i zgjedhur nga lista e tij pas një aleance me forcat opozitare të Malit të Zi, të cilat bërthamën e tyre e kanë serbe.
Abazoviç është i vetmi shqiptar që ka shpallur hapur qëndrimin e tij pro opozitës me linjë proserbe, pasi bashkëpunimin e kanë edhe të tjerë por nuk dalin hapur.
Dritan Abazoviç është diplomuar për politiolog në Universitetin e Sarajevës.
Njihet si veprimtar i shoqërisë civile si bashkëpunëtor në projekte lidhur me promovimin e multikulturalitetit në zonat e ish-Jugosllavisë ku janë zhvilluar konflikte të armatosura.
Dritani ka drejtuar edhe televizionin shqip në Ulqin, TV Teuta.
Në vitin 2012 është zgjedhur si deputet në Parlamentin e Malit të Zi me partinë Mali i Zi Pozitiv. Më 15 tetor dha dorëheqje nga partia Mali i Zi Pozitiv dhe formoi Lëvizjen Qytetare “Ura”
Ai është bashkuar me Frontin Demokratik në serinë e protestave qytetare kundër qeverisë, por ka deklaruar se nuk do të mbajë qëndrim të njëjtë për nojkotimin e Parlamentit.
Abazoviç ka kundërshtuar edhe vendimin e komunës së Ulqinit për t’i dhënë titullinQytetar Nderi Edi Ramës dhe Hashim Thaçit.
“Vendimi për çmimet Qytetar Nderi i komunës së Ulqinit është i diskutueshëm për dy arsye: së pari, ai është një akt personal i kryetarit të komunës së Ulqinit, i cili nuk është në pajtim me Statutin e Komunës, të cilin nuk e ka shqyrtuar Kuvendi Komunal dhe Këshilltarët e sajë të cilët janë kompetent për një gjë të tillë. Dhe së dyti, për shkak se nuk janë përcaktuar kurrfarë kriteresh për emërimin, por me sa duket është një vendimin politik”, u shpreh në muajin prill Abazoviç, kohë kur Rama dhe Thaçi bënë deklaratën e fortë për emisionin e Baton Haxhiut në lidhje me bashkimin e shqiptarëve…/tesheshi.com