Dritan Hila: Ballist Morina po na bën të dukemi si primitivë
Nga Dritan Hila
Ballist ziun e paskan kapur me pistoleta ne fuoristraden e tij. Tipike shqiptare. Nuk ka buke ti hedhe stomakut dhe nafte makines, por fuoristrade dhe kobure ka.
Tashti le ta shohim me syte e nje te huaji. Nje i palare, i paqethur, qe vjen verdalle me kobure ne makine, hypur ne nje fuoristrade, eshte portreti tipik i kaçakut ballkanas te luftrave ne ish Jugosllavi. Eshte i njejti bandit i shekullit te 19-te, 18-te, 17-te e keshtu me rradhe, vetem se ka makine ne vend te kalit. Eshte njesoj i palare, njesoj injorant, njesoj me fetishin e armes. Civilizimi nuk ka bere pune tek ai. Keta na bejne te dukemi si rezervat i primitivitetit.
Kujt i vjen per te vjelle nga gjithe kjo histori, i uroj nje te enjte te kendshme, nje ndjekje te ndeshjes normale, sido qe te jete rezultati. Ne rastin me te mire do te shkojme ne France, ku me siguri 100% do te eleminohemi qe ne grup. Ju ka ndodhur te gjithe kombeve te Evropes para nesh, dhe nuk ka asnje lavdi ne kete histori.
E minutes se fundit: "Ballisti nuk di ta nise pistoleten". Sapo e tha Shakohoxha.