Dritan Hila, një këshillë për PS

Ish-zëvendës ministrit i Mbrojtjes Dritan Hila ko vlerësuar zgjedhjen e Tsiprasit si Kryeministër të Greqisë duke bërë një paralelizëm me politikën shqiptare. Populli grek vlerësoi guximin e Tsipras për të kundërshtuar masat shtrënguese të Bashkimit Europian, duke i besuar edhe njëherë fatin e vendit, thotë Hila.

Ish-zv/ministri i Mbrojtjes thotë se duhet pritur reagimi i së majtës shqiptare, duke ironizuar me transformimin e PS të tipit laburist anglez.

Postimi në Facebook i Dritan Hilës

Syriza fitoi rishtas. Mesa duket greket nuk preferojne te riciklojne mbeturinat e kastes se vjeter te superdeputeteve qe e çuan vendin ne krize te gjithanshme ekonomike, politike dhe morale. Rivleresuan kurajon e Tsiprasit per te rinegociuar borxhet, dhe humbja e te cilit kishte brenda nder. Jo gjithmone Davidi mund te fitoje kunder Golise. E majta evropiane mbetet te rishikoje veten si dhe Hollande deklaroi, ndersa e djathta te rimendohet dhe kuptoje se kombet nuk jane ndermarrje private qe drejtohen me logjiken e biznesit. Do te ishte kuriozitet çfare do thote klasa politike provinciale e Shqiperise.

Te shohim si do te reagoje e djathta shqiptare, trashegimtare e antikomunizmit fisnor shqiptar. Dhe interesant do te jete reagimi i PS, e cila ndjehet perfaqesuese e Merkelit ne Ballkan dhe njekohesisht siç deklaroi Taulant Balla, ka nisur transformimin ne parti te tipit laburist anglez, megjithese keta te fundit me zgjedhjen e Corbyn sikur nuk perputhen me idete laburiste te deputetit te Librazhdit.

SHKARKO APP