“Duan të dënojë Salianjin sa Tahiri”, Gjekmarkaj: Rama ka dorë në këtë çështje

Analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se i vjen keq për faktin se ku është katandisur drejtësia në vend. Gjekmarkaj u shpreh se është për të ardhur keq që Prokuroria kërkon burg për Salianjin, aq dënim sa është kërkuar për Saimir Tahirin, që dyshohej se trafikonte drogë.

Sipas Gjekmarkajt, edhe prokurorët e gjyqtarët janë kthyer në qesharakë, sepse sa duket kanë frikë nga vettingu. Për Gjekmarkajn, edhe Rama mund të ketë dorë në këtë histori. “Tahiri u dënua me shërbim prova dhe është e trishtë që po njësoj kërkohet shërbim prove edhe për Salianjin. Prokurorët dhe gjyqtarët janë kthyer në qesharakë përpara vettingut. Ata janë kthyer në qesharakë edhe sa duket janë në duar të jo vetëm ndërkombëtarëve, por të shqiptarëve. Mendoj se Rama ka goxha dorë në këtë histori”, tha Gjekmarkaj.

Agron Gjekmarkaj theksoi se z. Salianji ka kontribuuar më së paku që një person i fajshëm për trafik droge ka shkuar në burg, siç është dënuar.

E trishtë është që bëhet politikë me disa persona si Babalja etj, por bëhet edhe me këta persona, sepse kanë të bëjnë me vëllanë e ish-ministrit. Ish-ministri Xhafaj ka bërë shumë mirë si vëlla, por jo si ministër i Shqipërisë. Zotëria përballë Salianji ka bërë një nder të madh, ka dërguar në burg vëllanë e ish-ministrit, siç e meriton. Salianji ka kontribuar që një njeri të shkojë në burg”, deklaroi Gjekmarkaj.

SHKARKO APP