Duhet një panair për kanabisin shqiptar
Nga Ylli Dylgjeri/Erdhi koha që vendi ynë të përfaqësohet me një pavion mostrash nga kultivarët më të mirë të drogave. I vetmi panair i munguar deri me sot. Arritjet e derisotme të hashashit, si në sasi dhe në vairete e kane ofruar shumë vendin me Holandën dhe vendet të tjera model të Amerikës Latine. Një show bashkohor do ti bente publicitet vendit në kete prag integrimi europian. Bota do ta prekte dhe shijonte në sy ashashin shqiptar. Bashke me ritmen e kënges
“O sa mirë me qenë shqiptar” do të krenoheshim edhe nga duart e bujqëve tepelenas krahas atyre krutane e dibrane, skraparllinj e leber, mallakastriote e dukagjinas, kudo ku i ka mbire fara kësaj bime patriotike. Konkurimi i qarqeve ne Panair do të sillte edhe të ardhurat më të larta, ciceronet me të zote, e natyrisht edhe korrieret kembeshpejte.
Dita e Panairit AlCanabis po ofron. Pritet vetem perfundimi i Panairit te Armëve, që me sa duket me qytetin e Sarandës e mbyll hartën e prezantimit.