Duma: Shqipëria si Gomorra, ca ikin refugjatë, ca martohen me helikopterë!
Dasma e Sinan Hoxhës dhe bashkëshortes së tij Andrrës, ka marrë edhe vëmendjen e koordinatores së PD'së Grida Duma, në lidhje me shpenzimet marramëndëse që u bënë.
Në një shkrim të botuar sot prej saj në gazetën “Panorama”, Duma e cilëson Shipërinë me Sodoman dhe Gomorran, duke shtuar se sot nuset shqiptare po martohen me helikopterë ndërsa refugjatët po largohen me autobusë.
Duke folur sipas saj për gjendjen e mjerueshme që po kalon vendi, Grida Duma ndalet edhe tek azilkërkuesit dhe Kryeministri Edi Rama.
“Europa po pëson një dyndje që e çon në gjendje emergjence dhe mbarë opinioni po gjykon atë, Europën.
Si gjithmonë në histori, peshën e gjykimit duhet ta mbajë pikërisht kush i ndërton standardet.
Po gjykohet Europa!
Grida Duma shpërthen kundër gruas së Sinanit: Ç’janë këto nuse me helikopterë!
Ndërsa Siria, ashtu si Shqipëria, shquhet për tolerancën fetare – më të ndërlikuar, më të vështirë, më të lashtë se e kujtdo populli tjetër; kishat dhe xhamitë e saj ngrihen pranë e pranë, ndajnë të njëjtin ajër me tempujt e mahnitshëm të lashtësisë, sot përballet me shkatërrimin total.
Përballë kësaj katastrofe, ajo që lexojmë sot për Shqipërinë dhe Kosovën është e denjë për një reportazh tragjikomik për Sodomën dhe Gomorrën: nuse që shkojnë nëpër dasma me helikopterë, refugjatë që udhëtojnë me autobusë.
Bashki shqiptare që dënojnë me ashpërsi jezuite urinuesit e jashtëligjshëm.
Qytetarë që s’pranojnë të vënë kafe në gojë pa marrë në dorëzim kuponin tatimor, ndërsa bukën e blejnë me listë. Të inkriminuar që votojnë njëzëri në Parlament pro reformës në Drejtësi.
Ndërsa në Vjenë, Kryeministri i Shqipërisë shpall se mirëqenia e Ballkanit s’do t’i kushtonte Europës as zero pikë zero diçka”. shkruan Duma