Durim, edhe 3 muaj shfaqje cirku…
Nga Kastriot Islami –
“Sismologu” Edi Rama mendon se “tërmetet do të vijojnë”, prandaj shqiptarët do të duhet të vijojnë të shikojnë edhe për 3 muaj të tjerë cirkun e tij, shfaqjet e tij teatrale One Man Show…Sepse Qeveria e ka të pamundur të veprojë si ekzekutiv por vetëm si trupë cirku në funksion të shfaqjeve të një individi…
Edi Rama fillimisht e kundërshtoi vëndosjen e gjëndjes së jashtëzakonshme, pastaj kur ja ndjeu lezetin kësaj lloj shfaqjeje cirku, e shpalli atë me vendim qeverie dhe tani po vendos shtyrjen e saj me vendim parlamenti, pra tani do të jetë me detyrim që të gjithë të ndjekin shfaqjen teatrale të emetuar live vetëm në televizionin e tij personal ERTV…dhe të ritansmentuar në mediat e tij klienteliste…
Edi Rama e ka mëndjen të mbushur top dhe servilët e tij e kanë mbështetur plotësisht se duke qëndruar edhe tre muaj të tjerë vetëm në televizion, duke dhënë shfaqje cirku, duke u sorrollatur rrugëve e qëndruar larg zyrës, do të rritet simpatia e mbështetja për Rilindjen, ndërkohë që në realitet është rritur neveria e revolta për Ramën dhe qeverinë e tij, të cilat po shpërthejnë kudo edhe nëpër stadiume e vënde publike… pavarësisht pamjeve të turpshme e të dënueshme, të parafabrikuara prej tij me fëmijë të vegjël apo nëpër vaki…
Edi Rama gjykon se shtyrja e gjëndjes së jashtëzakonshme përbën një hapsirë e re për të takuar e mashtruar qytetarët, duke menduar se njerzit në nevojë nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër vecse të jenë të detyruar të vijnë në takime me të për shkak të hallit që i ka zënë nga pasojat e tërmetit…
Edi Rama duket se ka gjetur maskën e re për të deklamuar me xhestikulacione gënjështrën e rradhës, më të madhe dhe më efikase se gjënjështrat e mëparshme…duke kujtuar se hallexhinjtë që nga halli deklarojnë “rrofsh” janë të detyruar ti hanë apo besojnë ato…
Edi Rama duket se ka ende nevojë për fuqitë e emergjencës, mes të cilave është edhe për urdhrin që media t’i referohet vetëm ‘informacionit të tij zyrtar’ sepse vetëm kështu do të pengohej përhapja e panikut nga kundërshtarët e tij politikë e mediatikë…Pra shfaqja teatrale do të vijojë edhe tre muaj me një aktor të vetëm sepse përmes përdorimit të masave të jashtëzakonshme do të mund tju mbyllet goja edhe për tre muaj të tjerë të gjithë kundërshtarëve…
Edi Rama do të jetë edhe për tre muaj të tjerë duke dhënë shfaqje cirku larg zyrës së tij e cila e nervozon dhe e streson…Pra edhe për tre muaj të tjerë, qytetarët e pashpresë e të revoltuar do të duhet të dëgjojnë mbrockullat e marrëzitë e tij të pafundme dhe të shikojnë citjanet e mjekrën e tij, ndërkohë që mediat e tij servile do të jenë të detyruara të shumëfishojnë pa papushim mbrockullat e batutat bajate që fillojnë në 7 të mëngjesit e mbarojnë në 12 të natës…të cilat jepen eksluzivisht vetëm nga ERTV…
Edi Rama ka nevojë edhe për 3 muaj shfaqje teatrale se ai dhe qeveria e tij janë në realitet të paafta për të përballuar menaxhimin e situatës dhe për ti dhënë zgjidhje halleve e problemeve të qytetarëve që kanë humbur të afërmit apo banesat e tyre…
Edi Rama ka nevojë edhe për tre muaj të tjera që përmes shfaqjes teatrale të mbulojë me situatën e emergjencës dështimet në qeverisje dhe rrënimin e ekonomisë…për të justifkuar abuzimet me dhunimin e të drejtave të njeriut dhe për të vazhduar minimin e shtetit të së drejtës…
Edi Rama ka nevojë edhe për tre muaj të tjerë të vijojë cirkun për të shtyrë zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe për të penguar plotësimin e 9 kushteve të Bundestagut gjerman e justifikuar kështu mos hapjen e negociatave me BE…
Edi Rama e ndërmori këtë vendim për edhe tre muaj të tjerë shfaqje cirku me argumentin qesharak se “tërmetet vijojnë” sepse ky propozim s’mund të sfidohet në gjykatë meqë Gjykata Kushtetuese ende s’është ngritur. Madje diabolikisht Rama ka shpresën e bindjen se shtyrja e gjëndjes së jashtëzakoshme do të shërbente si arsye e “fortë” për të penguar ngritjen e Gjykatës Kushtetuese brënda 31 marsit 2020 e ndoshta me shpresën se kjo do të shtynte goditjen e shokëve e miqve të tij oligarkë e kriminelë nga SPAK.
Edi Rama mendon se kjo shtyrje e shfaqjes së cirkut do ti shërbejë edhe për mbuluar zemërimin e shqiptarëve e të kosovarëve për takimin e tre shokëvë të ngushtë, Rama-Vucic-Zaev për mini-Shengenin balkanik.
Syri.net
16 dhjetor 2019