Dvoranin e përdori si limon të shtrydhur PS dhe e shitën ndërkombëtarët

Largimi i gjykatësit të lartë Ardian Dvorani nga posti i tij, gjashtë vite pasi i kishte skaduar mandati real, nuk qe as një, puç i mbështetësve të Metës dhe as një vendim i pavarur i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ai qe një vendim që u mor në kulisa nga diplomatët e huaj që përzihen në reformën në drejtësi dhe të cilët po shohin se si besimi në të po zhbëhet me shpejtesi në sytë e publikut.

KLGJ vendosi me shumicë të enjten kundër Dvoranit, për një gjë që një muaj më parë, fiks në 5 maj, ajo kishte vendosur se nuk kishte pasur tagër ta shqyrtonte. Atëherë anëtarët e KLGJ-së morën vendim për të mos marrë vendim duke vendosur të pyesin misionet e huaja OBDAT dhe Euralius se si duhet të vepronin. Kaluan javë dhe këto të fundit e shitën Dvoranin që e kishin mbrojtur deri më tani si një rilindas të devotshëm. Ato thanë se nuk qe kompetencë e tyre shqyrtimi i këtij kazusi personal.

I mbetur me shpatulla për muri, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi me 6 vota kundër të atyre që pretendonin se Dvrorani duhej të largohej dhe 3 të atyre që këmbëngulnin se ai duehj të vazhdonte të mbante mandatin që i kishte sakdauar që në 2014, deri sa të emërohej edhe personi i katërt në Gjykatën e lartë.

Por, ky vendim që vetë i interesuar e quajti ‘të papërgjegjshëm” binte pak erë si një produkt kulimash.
Së pari sepse KLGJ, në fillim ishte shprehur se nuk mund të vendoste dhe vetëm më parë mori qëndrim.
Së dyti sepse sipas interpretimesh te besueshme nuk i takon fare KLGJ, të vendosë për skadimin e kohëzgjatjes në detyrë të një anëtari të Gjykatës së Lartë. Për këtë ka tagër vetëm vetë kjo gjykatë.

Pikërisht këto të lënë të mendosh se vendimi për Ardian Dvoranin, krejtësisht të diskredituar pas humbjes së konfiktit me Metën në Venecia, ka qenë më shumë politik dhe diplomatik, sesa juridik.
Pandehmat janë se rilindësit e përdorën aq keq atë për të mbaruar punët e tyre në Këshillin e Emërimeve në drejtësi, sa ai u shndërrua në një njollë për besueshmërinë e reformës. Dhe mbështetësit ndërkombëtarë të saj, që e shohin se si po gremiset në sondazhe besimi në drejtësinë e re, vendosën të ndërmarrin një hap për të ruajtur fytyrën. Pikërisht për këtë OBDAT dhe EURALIUS nuk e mbrojtën Dvoranin ashtu siç patën bërë me Arta Markun.

Dhe në një farë mënyre kishin të drejtë sepse Gjykatësi i lartë dhe kreu i KED ishte bërë delja e zezë e kapjes së sistemit.

Ai ishte nga të paktët ish gjyqtar i kohës së diktaturës që kishte arritur të mbijetonte. Në periudhën kur regjimet totalitare në botë ishin shembur, ai dënoi qytetarë shkodranë me 15 vite burg për terrorrizëm, vetëm se kishin rrëzuar bustin e Stalinit në dhjetor ‘90.

Ai ishte i vetmi që nuk kishte pranuar të dorëhiqej por vazhdonte ta mbante mandatin edhe gjashtë vite pas përfundimit të tij.

Ai ishte një nga ata që përfitoi nga dy standardet e procesit të vettingut. Ndonëse për shumë më pak sesa kaq, kolegë të tij ishin djegur gjatë rivlerësimit, ndonëse nuk i rezultonin 100 milionë të justifikuara të pasurisë dhe i mungonin 4 faqe “prej pakujdesisë” në formularin e pasurisë, Dvorani doli i pastër.

Pra mjaftonin edhe vetëm këto për të lënë një njollë mbi drejtësinë e re. Por si militant i orëve të para, dvorani nuk u mjaftua me kaq. Ai bëri çështë e mundur që shumica parlamentare të kapte dhe Gjykatën kushtetuese duke emëruar atje vetëm të preferuarit e saj, dhe duke shmangur në mënyrë arbirtare emërimet që duhet të bënte presidenti.

Dvorani në një dakordësi të hapur me Parlmentin e drejtuar nga Ruçi, bënë gjithçka për t’i hequr mundësinë e një zgjedhje të lirë Ilir Metës. Ai që nga data 21 shtator e deri në 7 nëntor i mbajti të fshehura në sirtarin e skrivanisë së tij, listat tashmë të votuara nga anëtarët e tjerë të KED. Këtë e bëri me qëllim, pa njoftuar asnjë nga kolegët dhe megjithëse ligji nuk i njeh asnjë të drejtë më tepër se këta të fundit. Pastaj në bashkërendim me Gramoz Ruçin, ia dërgoi listat parlamentit në afatin e skajshëm, deputetët i vonuan po në afatin e skajshëm prej 30 ditësh, në mënyrë që ish kandidatja e preferuar e Ramës, Arta Vorpsi të zgjidhej automatikisht dhe të shmangej Ilir Meta nga procesi (video poshte).

Të dashur qytetarë,Në vijim të spotit të parë, sot autorizova publikimin e spotit të dytë zyrtar në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.Disa nga pyetjet që lidhen me spotin e parë, marrin një sqarim shterues përmes këtij spoti të dytë që po ndaj me ju.

Problemi u bë aq i madh sa u shndërrua në politik, mbi këtë bazë Meta organizoi manifestimin e 2 marsit, ndërkombëtarët që në fillim e mbështetën proceduarën e Dvoranit e kuptuan se kishin shkelur në dërrasë të kalbur dhe në fund komisioni i Venecias dha goditjen fatale duke theksuar në opinionin e tij se si pasojë e procedurave të Dvoranit të gjitha emërimet në Gjykatën Kushtetuese, nuk qenë bërë në përputhje me ligjin themeltar të vendit.

Kjo qe me sa duket edhe pika që derdhi gotën, pas të cilës edhe ndërkombëtarët vendosën se ky shqrbëtor i denjë i shumicës, e kishte tepruar me zellin e tij të pakufijshëm. OBDAT dhe Euralius e konsideruan një limon të shtrydhur dhe refuzuan të japin një opinion për ta mbrojtur. Në tejkalim të kompetencave të veta KLGJ vendosi tia ndërpresë mandatin. Dhe e bukura është se për të gjitha aktet e tij të paligjshme, Dvorani u shpërblye me një ‘shkarkim” që e ka të vështirë ta justifikojë ligjshmërinë e 6 votave që rrëzuan atë.

Lapsi.al

SHKARKO APP