Dy burrat- Perandor që po ndeshen
Përpara se Krimea të ishte ruse, apo ukrainase, apo edhe sovjetike, ajo ka qenë turke. Ose më mirë, otomane. Dhe rusia e pati aneksuar një herë tjetër atë përpara vitit 2014 – shumë kohë më parë, në vitin 1783. Kjo ndodhi pas një lufte 6 –vjeçare me turqit, gjatë së cilës rusët e shpartalluan flotën otomane. Konflikti përfundoi me Traktatin e Kainardriji-t, të firmosur më 1774, i cili shihet nga historianët si ndarja e parë e Perandorisë Otomane, nisja e rëniës së gjatë e të ngadaltë të saj.
Duke humbur Krimenë që e mori Rusia, Perandoria Osmane, për të parën herë në histori, humbi subjektet myslimane përballë një fuqie të krishtere. (Tartarët e Krimesë, të cilët i janë kundërvënë Moskës gjatë aneksimit të ri, janë rrënjë rudimentale të lëna pas nga osmanllinjtë). Kjo luftë dhe traktati që i dha fund asaj – shkruan Bernard Leëis rreth 200 vjet më vonë- ishte “pika e kthesës në lidhjet mes Europës dhe Lindjes së Mesme”.
Kjo nuk do të ishte hera e vetme e përplasjes së rusëve me turqit. Gjatë dy shekujve të fundit, ata u përplasën sërish kur Perandoria Ruse hyri thellë e më thellë në zemër të Perandorisë Otomane: në Ballkan, Kaukaz, Detin e Zi dhe në Dardanele. Një oficer i ri rus shkruante mbi përvojat e tij në luftën kundër turqve, francezëve dhe britanikëvë në Krime, më 1854. Shkrimi, që titullohet “Skicat e Sevastopolit” ishte i dyti që botohej nga i riu Leo Tolstoi.
Kjo shërben për të thënë se ajo që ndodhi pardje kur turqit dhe rusët u përplasën mbi atë se kush ishte, ku ishte dhe në ç’kohë ishte mbi qiell avioni, nuk është asgjë e re në marrëdhëniet mes këtyre dy ish –perandorive.
Për këtë arsye, janë ata që janë. Të dy, Turqia dhe Rusia kanë një zemër dhe shpirt të perandorive multi –etnike, zemra dhe shpirtra që ende rrahin në rrënjët që shtrihen dhe që duken të uritura edhe sot. Të dyja sot ekzistojnë të zvogëluara shumë, si fuqi rajonale që luftojnë për të projektuar një influencë më të madhe – të llojit të perandorive dhe historisë së tyre. Dhe duke vepruar kështu, ata marrin pozicionet e vjetra, si në kohët e muskujve. “Kur ju udhëtoni në Turqi, a besoni qoftë edhe një turk të vetëm?” shkruante Maxim Konomenko, një bloger pro –Kremlinit. “Dhe të tillë janë të gjithë ata që flasin në emrin e Turqisë sot. Ata janë të gjithë turq dhe ju nuk mund t’u besoni atyre”, vijon ai.
Disa rusë e kanë përshkruar incidentin e dy ditëve më parë në një kontekst të gjerë historic: është hera e parë i një konflikti real mes Rusisë dhe NATO –s, shkruan Slon.ru, një faqe liberale zyrtare ruse, sipas të cilës kjo gjë po i gëzon turqit.
Lamjet e së mërkurës, që iu dedikuan ekskluzivisht incidentit, theksonin se Uashingtoni dhe Europa, përfshirë edhe NATO –s, gjatë të së martës u angazhuan që të kritikonin Turqinë dhe të minimizonin idenë që një avion mund të çonte në një konflikt më të madh.
Sidoqoftë, NATO dhe Europianët janë të mirë në interpretimin e ngjarjeve . Përse? Sepse Turqia, një vend dinak në këtë histori, është duke u përpjekur që të pengojë një koalicion historik kundër terrorizmit, një koalicion që ka Rusinë në boshtin kryesor.
Përshkallëzimi u thjeshtëzua nga fuqitë perëndimore, sipas të cilave “është e nevojshme që konflikti të mos dëmtojë luftën kundër terrorizmit në përgjithësi dhe në veçanti kundër ISIS”. Kaq duhej dhe Rusia e sheh veten në anën e atij që bën punën e duhur për të mbojtur botën e civilizuar nga rreziku i terrorizmit, punë nga e cila përfitojnë Franca, Britania e Madhe she Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po aq sa Rusia. (Mbetet pa u thënë supozimi që nuk përfiton Turqia, apo qeveria islamiste e saj).
Kjo është analoge me menyrën se si Rusia e portretizoi rolin e saj në Luftën e Dytë Botërore, sidomos së fundi: Rusia luftoi kërcënimin e fashizmit për të mirën e Perëndimit mosmirënjohës, i cili do të ishte mbytur pa ndihmën e Moskës.
Kjo është arsyeja, përtej propagandës dhe manovrave cinike të gjeopolitikës, përse Moska i sheh kritikat e Perëndimit mbi rolin e saj në Siri kaq shumë frustruese, madje edhe fyese. Për Rusinë, ankesa të tilla janë po aq të vjetra sa koha, si përpjekjet shekullore për të bllokuar ambiciet imperialiste ruse me çdo kusht dhe pa arsye të besueshme – deri në pikën sa të rreshtoheshin përkrah myslimanëve otomanë kundër rusëve të krishterë në mes të shekullit të 19.
Dhe pavarësisht zhgënjimit rus, kjo ndërhyrje konstante e perëndimit e ngadalësoi së tepërmi ekspansionin rus.
Në të njëjtën kohë, Rusia e ka parë historikisht Turqinë si një tampon të mirë kundër zgjerimit europian. “Nëse e kemi lejuar qeverinë turke që të vazhdojë të ekzistojë në Europë, e kemi bërë për shkak se qeveria, nën ndikimin mbizotërues të superioritetit tonë, na shkon më shumë për shtat sesa çdo qeveri tjetër që do të ngrihej mbi rrënojat e saj”, shkruante Karl Nesselrode, Ministri i Jashtëm i Perandorisë Ruse, në 1830. Duket diçka e njohur?
Instinkti për ruajtjen e stabilitetit të fuqive fqijne të neveritshme, është sumë i vjetër, i koduar thellë në psikologjinë e shtetit rus. Këto fuqi të tjera ekzistojnë, në një formë apo një tjetër, si pasqyra në të cilën Rusia mund ta shohë veten si një perandori dhe të mburret.
E përmend këtë histori të lashtë, sepse konflikti mbi avionin rus në hapësirën ajrore turke – dhe sipas burimeve të mia në qeverinë amerikane avioni ishte mbi hapësirën turke- nuk ka lidhje me një avion, me hapësirën ajrore apo me shtetin islam apo edhe me NATOn –n. Ajo është një histori rreth dy perandorive, asaj ruse dhe asaj otomane, që vazhdojnë dhunshëm të shpërbëhen këto ditë, disa dekada pasi ata pushuan së ekzistuari formalisht. Shikoni Ukrainën dhe Moldavinë, shikoni Sirinë dhe Irakun. Këto janë grahmat e vdekjes së perandorisë, bishtat e gjatë të trashëgimive të tyre, të cilat e tundin veten teksa bota përpiqet të mbajë nën kontroll konvulsionet e tranzicionit.
Dhe kjo ka të bëjë me dy burra, Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdoga, të cilët, pa shumë ironi, e shohin veten si trashëgimtarë të dy manteleve të perandorive të shkuara. Ata, nga ana tjetër, i kanë ringjallur ato perandori në mendjet e subjekteve të tyre, duke mbajtur varur përpara syve të tyre hologramet e madhështisë së të kaluarës.
Nuk është çudi që, tani që numri i aktorëve dhe potenciali për një konflikt në Siri është rritur, shkëndija e parë mund të ndodhë mes dy burrave që i ndiejnë shumë fort fantazmat e rrënjëve të vendeve të tyre. / Julia Iofee për Foreing Policy