Dy gafat e Kokëdhimës në Opinion (video)

A mund ta humbasë Koço Kokëdhima mandatin e deputetit, pasi ka fituar para publike si pronar i kompanise Abisnet, edhe pasi është zgjedhur deputet pas 23 qershorit? Mbrëmë  Kokedhima ka pretenduar se ai ka marrë tenderin paraditen e së njejtës dite (2 gusht) në ora 18 00 te se cilës fitoi në kuvend mandatin e deputetit. Pra versioni i tij është se ai e ka fituar atë garë (Abisnet paraditen e 2 gushtit ka firmosur kontrate me komunen Rushkull) në periudhën mes zgjedhjes si deputet dhe ditës kur u betua si i tillë. (shiko videon poshte)

Por pikërisht këtu qëndron dhe shkelja e ligjit sipas interpretimit që atij i bën gjykata kushtetuese.

Deputetit Ilir Beqja iu hoq mandati, pasi kishte firmosur kontratën disa muaj para se të bënte betimin si deputet. Edhe ai pretendonte se kish marrë fonde publike në periudhën mes zgjedhjes deputet dhe asaj kur mori mandatin dhe bëri betimin.

Por Gjykata Kushtetuese në rastin e Beqes, vendosi që deputetit i fillon mandati ditën që e shpall KQZ fitues në lista. Pra sipas vetë pohimeve te tij, duke iu referuar rastit Beqja, Kokedhima e humbet mandatin.

Gafa e dyte e tij në opinion ishte se kur Fevziu i nxorri një listë me emerime të tij në administrate, ai e pranoi se drejtori i tatimeve në Sarandë, Alket Qëndro ishte emeruar me rekomandimin e tij. (lapsi.al)[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=FsY9c-CTXXk” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP