Dy kamberë sovranistë në Minks

Placeholder Image

Nga Kastriot Islami –
Streha e fundit e ‘oligarkëvë autoritarë’ është sovranizmi e nacionalizmi… Në Ballkan prej 30 vitesh ka shumë prej tyre… Por edhe pothuajse të gjithë Republikat ish-sovjetike drejtohen nga ‘kamberë sovranistë’… që luajnë lojën me dy faqe, me dy karrike mes lindjes se perëndimit… thjesht për të qëndruar pafundësisht në pushtet…
Por kjo që u projektua nga BE dhe OSBE këtë rradhë ishte unike dhe ndoshta do të mbetet unike në historinë humoristike të ‘dy kamberëve në një derë’…… Dy kamberë sovranistë, njëri nga Shqipëria dhe tjetri nga Minsku, do të mund për cudinë e të gjithëve të takoheshin mes tyre. Ndonëse të ngjashëm në ekstrem, këto dy kamberë u shtynë të takoheshin në ‘një derë’ në zyrën e Presidentin në Minks… për të zgjidhur një ‘krizë përmes një krize’…
Së pari, më duhet të deklaroj se Shqipëria ndjehet krenare që drejton në këtë kohë OSBE! Por nga ana tjetër, duhet të ndjehet e turpëruar në ekstrem që ka në krye të punëve në Shqipëri është një ‘kamber’ së fundmi sovranist, dhe për rrjedhojë rolin e moderatorit të nderuar në krye të OSBE do të duhet ta luajë një kamber i diskretituar, i korruptuar dhe i inkriminuar…Kjo është sa qesharake aq edhe një paradoks shqetësues!
Kryeministrit të Shqipërisë, në cilësinë e drejtuesit të OSBE, i është kërkuar formalisht nga BE ndonëse ka bërë sikur e ka kërkuar vetë këtë rol, për të qënë negociator mes Presidentit dhe opozitën në Bjellorusi për të zgjidhur situatën e krijuar përmes dialogut e negoaciateve, pas zgjedhjeve të dyshimta, që janë zhvilluar pa prezencën e misionit ndërkombëtar të OSBE/ODHIR?! Rama natyrisht e ka pranuar me shumë pasion e madje po tenton ta paraqesë si sukses të madh këtë fakt sepse mendon se do të mund të përdorë këtë rast për të ndrequr imazhin e tij të dëmtuar rëndë në themel.
Mendoj se Rama është në një pozitë tërësisht qesharake e të turpshme për të luajtur këtë rol, aq më tepër që kjo krizë është shumë komplekse dhe e komplikuar… dhe për më tepër Rama s’ka as kapacitetin, as aftësitë, as moralin, as integritetin; thënë shkurt asgjë për një negociator të ndershëm e të aftë për këtë rast…Imagjononi nëj negociator që duhet të duhet të lëvizë në një hapsirë me kaq problemed dhe që e kërkon të këtë rol për të bërë foto me brekushe e atlete…
Tri cilësime që përshkruajnë rolin e Ramës si negociator më kanë tërhequr vëmëndjen: i) është njëlloj si ti varësh ujkut melcitë në qafë; ii) a mund te zgjidhet kriza nga kriza?; dhe iii) Nga Peter Tiede: te vendosësh Ramën negociator është njëlloj sit ë thuash që në mes të vapës po bie dëborë?!Cilësime që përshkruajnë në mënyrë lakonike rolin e pamundur që kërkon të luajë OSBE për të moderuar një krizë të komplikuar përmes Edi Ramës, I cili e kërkon këtë rol vetëm për të ndrequr imazhin e tij të dëmtuar në sytë e shqiptarëve e të BE…
Këshilla ime në këtë rast do të ishte se Rama duhet të japë dorëheqjen, jo vetëm nga drejtimi OSBE-së po edhe i punëve në Shqipëri, ose më saktë të largohet nga drejtimi i punëve në Shqipëri sepse kështu i linte Shqipërisë mundësinë të luante këtë rol të nderuar dhe njëkohësisht i hiqte njollën e turpit që këtë rol për të ndrequr imazhin e tij personal kërkon ta luajë Edi Rama. Arsyeja është e thjeshtë: Rama është i paaftë, pa eksperiencë, pa kapacitetin e duhur, i korruptuar dhe i inkriminuar… pra anti-OSBE…
Të gjithë vendet anëtare të OSBE janë në dijeni dhe s’kanë harruar se Rama është akuzuar nga Zyra e OSBE ne Tirane si posedues i 200 milion eurove të fshehura në llogari off shore në emër të të vëllait.. dhe këtë akuzë nuk e ka përgënjeshtruar asnjëherë, madje nuk ka pasur as guximin të bëjë sikur po e hedh në gjyq ndërkombëtar këtë akuzë, sic ka vepruar herët e fundit?!.
Pa dashur të faktorizoj Llukashenkon që ka përgjësi për cka ndodh në Bjellorusi dhe ndoshta edhe do të ndëshkohej një ditë, vetëm për faktin se ka penguar prej 26 vjetësh alternimin e pushtetit, ndjehem keq kur mendoj se ‘cfarë do të mund ti thoshte Lukashenko kur të shikonte përballë Edi Ramën i cili është hajduti më i madh i zgjedhjeve në të gjithë hapësirën e OSBE..!’.
Organizata e OSBE-së duhet të ndjehet po ashtu e turpëruar që ka një njeri si Edi Rama në krye të saj që akuzohet si hajdut i pasurisë kombëtare dhe i zgjedhjeve…Një individ që cfarë nuk bëri deri në komprometimin e një zyrtari të lartë të OSBE për të kaluar ligjin kundër shpifjes… Një kryeministër në krye të vëndit që deri më sot ka organizuar vetëm zgjedhje kur në raportet e OSBE/ODHIR shkruhet se ‘vota është blerë me paratë e korrupsionit’ dhe ‘votuesit kanë kërcënuar nga individët me rekorde kriminale’ që në realitet janë shokët dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të Edi Ramës…
Rama duhet të kuptoj po ashtu, se kjo që kërkon të bëjë Rama për të ndrequr imazhin e tij personal përmes marifetesh tinzare është një mision i pamundur. Dhe ndërsa revolucionin në Bjellorusi e kanë cilësuar vetë bjellorusët quhet Revolucioni anti-buburec, në kuadrin e kësaj metafore, Rama është vecse një mizë shumë e vogël e perverse, që e njohin të gjithë, brënda e jasht vëndit, për bëmat e tij…Dhe takimi i tyre do të ishte somboli perfekt i ‘dy kamberëve sovranistë në një derë’… takim përmes të cilit seicili prej tyre do të përpiqej të nxirrte përfitimin maksimal… Përgjegjësi për këtë takim natyrisht kanë po ashtu BE dhe OSBE…

SHKARKO APP