Dylgjeri: Aeroport i ri në Ishëm, pas deklaratës së ministrit Ahmetaj

Gazetari Ylli Dylgjeri ka komentuar rastin e fundit të rrëzimit të një avioni që do transportonte drogë në Ishëm.

Me humor, Dylgjeri thotë se pas marrëveshjes që u arrit me koncesionarin e Aeroportit të Rinasit, provat e para për aeroportin e ri u bënë në Ishëm,

Ja çfarë shkruan në Facebook, Ylli Dylgjeri:

“Deklaratës së zotit Arben Ahmetaj se: “Negociatat me konçesionarët e Rinasit janë mbyllur me sukses, do të hiqet ekskluziviteti për një rreze 100 km. Presim oferta për ndërtimin e aeroporteve lokale”, i ka dhënë efektet e para në ekonomi.

Deklaratës së ministrit i janë përgjigjur menjëherë investitorët nga zona e Pezës dhe Ishmit. Një aeroport i ri ka hedhur themelet në Ishëm.

Prova për uljen avionit të parë dështoi…”

SHKARKO APP