Dylgjeri i përgjigjet Ngjelës

Ylli Dylgjeri përmes nje komenti në Facebook i është përgjigjur Av. Spartak Ngjelës mbi një koment të tij.

"U bënë 25 vite në liri që ndrojmë vëndet. Brezi i ri, të kujton, e të mban mënd vetëm që ke qënë Avokat i të këqinjve… Më tej nuk mbahen mënd lëvizjet politike. Gjithësesi, Ti je me kah nga e mira. Të mirën thërret. Por të miret serisht si sheh ende", shkruan Dylgjeri në komentin e tij në rrjetin social.

Përgjigjia e Ylli Dylgjerit ndaj Spartak Ngjelës

Ku kanë shkuar të gjithë njerëzit e mire?

Kështu pyet Av.Spartak Ngjela sot në një editorial. Pa dyshim Ngjela e di ku kanë shkuar edhe pse e mira është abstrakte.
Shumë janë larguar nga ky vend. Të tjerë po largohen. Dhe të tjerë do të largohen në ditët që vinë. I seleksionon koha, vendi e vitet.
Po pse nuk e di Avokati ku kanë shkuar? Edhe Ti e di përgjigjen. Kjo është një pyetje retorike Avokat. 
Apo jo? Po vetë Ti Avokat sa herë je larguar nga "njerzit e këqinj" ? Shkove drejt "të mirëve" deri sa ato…u tretën e bën sërisht "të këqinj".
Sa të tjerë me profesionin e Avokatit i ke mbrojtur si të mirë? Ku janë? Janë kudo Avokat. Por, sapo maten të ofrohen, të bashkojnë të mirën, Ne hop, sërisht ndrojmë vend. Shkojmë drejt së keqes. U bënë 25 vite në liri që ndrojmë vëndet. Brezi i ri, të kujton, e të mban mënd vetëm që ke qënë Avokat i të këqinjve… Më tej nuk mbahen mënd lëvizjet politike. Gjithësesi, Ti je me kah nga e mira. Të mirën thërret. Por të miret serisht si sheh ende.Ku kanë shkuar? Bertol Brehti thotë:"Askush nuk mund të jetë i mirë nëse e mira nuk pyetet". Kështu e mira mbetet nëpër libra Avokat. Janë vetëm personazhe të mirët.
Në këtë jetë, e në këtë vend, kemi mbetur Ne…të këqinjtë, biles edhe të kriminalizuar.
Kështu thotë edhe bota. Ne serisht do të mbrohemi. Dhe Ju sërisht do të jeni gati të na mbroni.

SHKARKO APP