E dini se ka fshat feminist ku ndalohen rreptësisht meshkujt?
Në zemër të Samburuland, në Kenian veriore, një fshat i banuar vetëm nga gra feston ditëlindjen e tij të 25-të
Fshati Umoja është themeluar më 1990 për gratë dhe vajzat që kanë vuajtuar nga dhuna fizike, seksuale, përdhunimi apo që u janë prerë organet gjenitale.
Femrat janë të mikpritura në çdo moment, ndërsa meshkujt ndalohen rreptësisht të hyjnë brenda territorit të atij fshati. Kjo i ka revoltuar shumë meshkujt e zonës, që shumë herë kanë kërcënuar me vdekje ideatoren e gjithë kësaj, Rebecca Lolosoli.
Fillimisht strehë për 15 gra, tani shtëpi për shumë gra, vajza dhe fëmijë e pajisur me shkollë dhe klinikë mjekësore. Të ardhurat e fshatit sigurohen kryesisht nga shitja e bizhuterive dhe nga turizmi.“Pasi aplikuam për tokën, burrat erdhën dhe na thanë se gratë nuk duhet të zotërojnë toka. Ata thanë se e gjithë kjo ishte për fajin tim dhe duhet të më vrisnin që gratë e tyre të beheshin ‘gra’ përsëri”,- tha zonjusha Lolosoli.