E keni parë ndonjëherë “Portën e Ferrit”? (Foto)

 

Ndodhet në shkretëtirën e Karakumit, Turkmenistan. Bëhet fjalë për një gropë gjigante sa një fushë futbolli, që digjet pa ndërprerje që nga viti 1971

Emri "Porta e Ferrit" i është dhënë nga vendasit, duke iu referuar zjarrit, baltës që zihet, dhe flakëve të portokallta në kraterin e madh, i cili ka një diametër prej 70 metra.

Kjo hapësirë ishte zbuluar nga inxhinierët sovjetikë në vitin 1971. Fillimisht supozohej të ishte një fushë ku mund të gjendej sasi e madhe e naftës.

Për këtë, inxhinierët kishin vendosur një platformë shpimi dhe një tendë aty afër dhe kishin filluar operacionet rreth vlerësimeve të sasisë së naftës që mund të nxirrej nga aty.

Dhe kur në vend të kësaj ata gjetën gaz, transmeton Telegrafi, platforma e shpimit dhe tenda u futen në një krater dhe u zhdukën.

Duke qenë të vetëdijshëm për rrezikun që mund të shkaktonte kjo në të ardhmen, inxhinierët vendosën që ta digjnin gazin aty. Ishte planifikuar që një gjë e tillë të bëhej për disa javë, por jo – djegia vazhdon edhe pas katër dekadave.(Express)

SHKARKO APP