E majta humbi 22 mijë vota në Vlorë, e djathta 4 mijë

Kandidatët e ASHE në zgjedhjet e së dielës morën shumë më pak vota se sa koalicioni fitues i zgjedhjeve të vitit 2013. Edhe kandidatët e së djathtës pësuan humbje si pasojë e rritjes së të pavarurve dhe rënies së pjesëmarrjes.

Nga Gjergj Erebara

Koalicioni i majtë i kryesuar nga kryeministri Edi Rama arriti të marrë më pak se 56 mijë vota në Qarkun Vlorë në zgjedhjet e 21 qershorit 2015, shifër kjo shumë më e ulët se sa në vitin 2013, pavarësisht se koalicioni i majtë është shtuar për nga numri i partive ndërsa koalicioni i djathtë është tkurrur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dhënat e KQZ tregojnë se të dielën në qarkun Vlorë, ku përfshihen shtatë bashki të reja, votuan afro 107 mijë votues, 37 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, nga 123 mijë vetë ose 42 për qind që patën votuar në vitin 2013.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rënia e ndjeshme e numrit të votuesve si dhe rritja e kandidatëve të pavarur solli rënien e votave për dy blloqet e mëdha të politikës shqiptare.

Pavarësisht rënies, e majta arriti të grumbullojë 52 për qind të votave të qarkut Vlorë ndërsa e djathta mori 31.4 për qind.

E majta arriti të fitojë zgjedhjet për kryebashkiak në Vlorë, Himarë, Sarandë, Konispol dhe Delvinë ndërsa e djathta arriti të fitojë Bashkinë Selenicë ndërsa MEGA, një nga dy partitë e minoritetit grek në Shqipëri, fitoi garën për kryetar bashkie në Finiq.

BIRN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?