E mbyllën njërin sy për kanabisin, por i shqyen të dy për të na futur në BE

Nga Sonila Meco

Domethënë mbyllja e njërit sy të eurokratëve, që toleruan bash mirë situatën e krijuar në Shqipëri me mbjellje e korrje kanabisi, nuk arriti të shoqërohet me mbylljen e tjetrit, por me hapjen e të dyve kur bëhet fjalë për zgjerimin dhe hapjen e negociatave.

Eurokratët pranojnë se duhet të bindin qytetarët e vendeve të tyre për çdo vendim mbi zgjerimin.

Qytetarë që informohen nga shumë burime në vend, as nga kazanë e as nga përfaqësuesit e tyre në Shqipërinë e kazanëve e që kanë shqetësim krimin e organizuar, gjendjen e demokracisë, kapjen e shtetit dhe korrupsionin në vend.

Vitin e ardhshëm janë zgjedhjet për parlamentin europian.

Me gjithë dëshirën e eurokratëve të Brukselit për të avancuar edhe pa meritë zgjerimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor (për të shenjuar një sukses në karrierën personale), do qe një kosto elektorale përballë votuesve europianë nëse do të mbyllnin të dy sytë për vendime të pamerituara (që do t’u kërcënonte karrierën personale).

Pra nuk bëhet kjo punë as me militantizëm, as me inat, aq më pak me PR, apo me konçensione për të shmangur veton e vendeve të veçanta.

Bëhet vetëm me plotësim kushtesh, kur të luftohet seriozisht krimi i organizuar, kur reformat të prodhojnë demokraci, kur pushteti nuk kap shtetin, kur korrupsioni mos lubrifikojë më hallkat e çdo pushteti.

Ra edhe kjo alibi, tani punës seriozisht. Nuk ballkanizohet Europa, as me PR e as me shantazhe ‘m’jep t’jap’.

Ndonjë europian edhe mundet…”,

SHKARKO APP