Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 11:23 Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën! Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar pas dhunës së regjistruar gjatë protestës së djeshme në Tiranë, duke dënuar sulmet ndaj punonjësve të Policisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

E pazakontë! Merkeli flet hapur

Forum E martë, 7 Shtator 2021 18:17
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kancelarja e shfrytëzon intervistën e verës në Televizionin e Parë Gjerman për disa konstatime të qarta. Duket se ka pasur ndjesinë se kjo duhet bërë, mendon Jens Thurau.

Nga Jens Thurau*

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Me Kancelaren dhe intervistat e verës me të nuk është kaq e thjeshtë puna.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Normalisht Angela Merkeli nuk është shumë e hapur për ta kuptuar, shumicën e herëve përmbledh diskutimet dhe tregohet e përmbajtur me konstatime.

Por pas një vere mosmarrëveshjesh të ashpra brenda koalicionit për politikën e azilit, kur pati njerëz që folën për një ecje të mundshme drejt shpërbërjes të bashkësisë unioniste të CDU dhe CSU-së, Merkeli vendosi që të qartësojë tani disa gjëra, aq më tepër kur në javët e fundit kanë shpërthyer sërish disa debate të papritura brenda qeverisë.

Po t’i marrim me radhë: Idenë që pensionet të stabilizohen deri në vitin 2040 në një nivel prej 48 përqind, siç e dëshiron SPD, Merkeli nuk e konsideron me vlerë. Pra me sa duket mbetet që pensionet të jenë të garantuara deri në vitin 2025 dhe pas kësaj kohe të vendosë një komision. Kjo është përcaktuar kështu edhe në marrëveshjen e koalicionit. “Ne nuk duam t’i bëjmë të pasigurtë njerëzit me ide si këto”, shton më tej Merkeli.

Të respektohen vendimet e gjykatave

Për këtë duket se ajo është marrë vesh me Horst Seehoferin, me ministrin e saj të Brendshëm nga CSU, i cili në intervistën thuajse paralele në Televizionin e Dytë Gjerman flet thuajse njësoj.

Dhe më tej: pengimin e një ekipi të ZDF nga policia në një demonstratë populiste të djathtë në Dresden Merkeli e dënon qartë, ajo lëvdon kërkimin falje nga Presidenti i atjeshëm i policisë.

Demokracia është më tepër se mendimi i perceptuar i shumicës, thotë ajo shumë qartë, në të bën pjesë mbrojtja e minoriteteve, liria e mendimit dhe e shtypit. Që gjithnjë e më shumë politikanë u vënë pikëpyetje vendimeve të gjyqit, sepse kjo nuk përshtatet me pozicionet e tyre, për këtë Merkeli ka një pikëpamje të qartë. “As mua nuk më pëlqen çdo vendim i gjykatësve, por unë i respektoj ato!“

Në thelb e trishtueshme që Kancelarja detyrohet të bëjë një pohim të tillë, por është gjithsesi mirë. Edhe sekretarja e saj e përgjithshme e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer merr një mesazh të qartë.

Ajo pati menduar me zë të lartë për një “vit social” të detyrueshëm për të rinjtë, ndoshta edhe për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Merkeli thotë qartë se shërbimi i detyrueshëm ushtarak nuk do të kthehet edhe njëherë.

Dhe nëse Heiko Maas, ministri i Jashtëm nga SPD kërkon të flitet me një gjuhë të qartë me Presidentin e paqetë çdo moment të SHBA, Merkeli për këtë (këtë ajo e thotë duke buzëqeshur me qetësinë më të madhe) nuk ka gjë kundër.

“Amaneti im? Evropa!”

Të duket e habitshme sa qartë shprehet Merkeli në 20 minuta të një bisede të zhvilluar me ngut. Por ajo duket se e ka kuptuar që në kohët kur distanca midis njerëzve në shoqëri po bëhet gjithnjë e më e madhe, në kohët e debateve shpesh që të hutojnë dhe të shpejta në politikë, prej kryeministres kërkohet një fjalë e qartë, jo vetëm nga Presidenti Federal, edhe nëse kjo nuk i përgjigjet sjelljes së saj të natyrshme, e cila është pritëse.

Në fund pastaj Merkeli nuk i shmanget as pyetjes, se cili duhet të jetë mbishkrimi i madh për periudhën e saj në post si kancelare, kur kjo periudhë të përfundojë ashtu si parashikohet në vitin 2021. Që mbajta të bashkuar Evropën, kjo është e rëndësishme, thotë Merkeli. Mjaft e vështirë për momentin, gati vizionare. Por e vendosur kjo përgjigje tingëllon gjithsesi.

Ah po, për politikën e azilit dhe të refugjatëve në bisedë u bë krahasimisht pak fjalë. Tema të tjera po dalin tani në plan të parë. Kancelarja nuk duket se ka gjë kundër kësaj, pas një vere debatesh gati në panik.

*DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 18 minutash

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE
Para 30 minutash

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Para 49 minutash

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 1 ore

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 14 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 17 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 14 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 16 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.