E “vërteta” që vjen nga lart!

Nga Ylli Dylgjeri –

Sot formimi intelektual nuk po e pranon gjithmonë e më shumë median e shkruar.
Ti flasësh sot studentëve, pedagogëve dhe intelektualit shqiptar për shkrimet në shtypin e shkruar je i etiketuar demode.

Individi po i ikën këtij kontrolli mediatik të oligarkëve. Këtë fasho po e mban ende lexuesi e brezit të tretë dhe më tej akoma lexuesi i lodhur. Shikoni nëpër tezgat e shtypit, 4-5 gazeta shiten. Të tjerat i rikthehen redaksive. Gazetat po mbesin prej kohësh pa shitur në kioska. Bashkë me to edhe gazetaret në këto media po paguhen gjithmonë e me vonesë apo… kur ti gjejë lekët pronari!
Ato që paguhen mirë e në kohë janë gazetarët sejmenë të pushtetit të cilët vijojnë të trajtojnë vetëm “të vertetat” që i vinë nga lart. Shihini sa qesharakë janë bërë. Janë po ato që shohim çdo natë në banaqet e TV-ve. Dhe në fund:
I marrin edhe orientimet edhe honorart nga lart. Orientimi nga lart është: Të kapim Portalet, të kapim Facebook-un, për të kapur lexuesin e rinj. Editorialistë tematik sot mësuam se janë dhe konsuj diplomatik në rajon. Bashkë me ofiqet e honoraret, editorialistës marin edhe dhurata të tipit Mercedez nga oligarkët e mëdhenj të tregut shqiptar.
Por, sot fatmirësisht hapësirat po i zë çdo ditë e më tepër Portali. Portali po çliron energjitë e ndrydhura, duke i prishur ndjeshëm ekuilibret politikë. Portali po thotë sit të vertetat. Duke prishur primatin Portali po sjell një ekuilibër të ri. Portali po sjell të vërtetën që vjen nga poshtë. Portali po sjell atë që thotë pa frikë edhe Ndoci edhe Rroku e jo atë atë që ulërin çdo ditë kreu i shteti të rënë. Ndaj po ulëret “e vërteta” që vjen nga lart. Ndaj kërkon Like fake. Ndaj po largon nga puna antiliken.
Ndaj…eshtë edhe destinuar të vdesë.

SHKARKO APP