E zeza mes deleve

Enton Abilekaj

A është Lulzim Basha delja e zezë? Ambasadori amerikan, ashtu sic kishte premtuar foli me emra dhe tregoi gishtin nga bllokuesit e reformës. Tregoi nga PD që prej kohësh e kishte drejtuar gishtin nga vetja. Sepse në sipërfaqe duket sikur është vetëm Partia Demokratike që kundërshton, por po tw analizohen arsyet, por shihet përtej sipërfaqjes, arsyetimi nuk është bardhë e zi, nuk ka vetëm delet e Ramës, as delet e Majkos, as njw dele tw zezw te vetmuar.

Komuniteti Ndërkombëtar

Përfaqësuesit perëndimorë të të gjitha niveleve e mbështesin reformën, pavarësisht dyshimit se maxhoranca mund të marrë kontrollin mbi drejtësinë. Ashtu si kanë vepruar në vende të tjera të Europës Qëndrore dhe Lindore, ata duan të marrin nga reforma vetëm 2 institucione: Byronë e Hetimit dhe Njësinë Speciale Antikorrupsion. Pavarësisht emrave që kanë në draftin shqiptar, apo nw vende të tjera, këto janë dy institucione praktikisht të pavarura, që do të jenë nën kontrollin amerikan dhe europian. Nëse maxhoranca mund të marrë kontrollin e Prokurorisë, apo gjykatave, këto dy zyra do të kontrollohen nga të huajt, që janë të vendosur për t’I dhënë fund epokës së pandëshkueshmërisë. Ashtu si në Kroaci e Rumani, këto zyra mund të vënë në pranga zyrtarë të të gjitha niveleve, kryeministër, ish-kryeministra, ministra e ish-ministra, drejtorë e ish-drejtorë të të gjitha niveleve. Që korrupsioni të jetë më në fund një krim I ndëshkueshëm. Deklaratat e tyre që reformën e pengojnë politikanët e korruptuar lidhen pikërisht me këtë projekt, që shqiptarët e pëlqejnë aq shumë dhe e mbështesin në heshtje. Por paralajmërimi I parakohshëm I Lu dhe Vllahutin për burgosje politikanësh, ka krijuar edhe frikën, që pushton parlamentin sa herë përmendet reforma në drejtësi. Prandaj gjuha e përdorur prej tyre ishte dëmtuese për reformën.

Rilindja

Drafti parashikon votimin me dy të tretat për emërimet kyce në Drejtësi, por pas dy votimeve të dështuara, I hap rrugë krijimit të një sistemi në dukje vetërregullues, me votim brenda sistemit, qe e shndërron në përfaqësim të deleguar të maxhorancës. Me këtë avantazh që I jep mundësinë të kontrollojë pjesën më të madhe të sistemit, duket se rama është pro reformës. Në pamje të parë. Por a është vërtetë kështu? Nëse do të ishte kështu pse do deklaronte që pas reformës do burgosen liderët e opozitës? Pse duhet ta trembë maxhoranca opozitën përpara votimit të reformës? Nëse rama do të ishte I interesuar për miratimin e reformës, nuk do të kërcënonte me burg, por do të krijonte një frymë paqësore, nuk do të nxiste frikën dhe mosbesimin, por bashkëpunimin dhe mirëbesimin. Pavarësisht se mund të marrë në kontroll institucionet e tjera, Rilindja ka frikë nga Byroja e hetimit dhe Njësia Speciale Antikorrupsion, prandaj ka zgjedhur me zgjuarsi rrugën e vet. Deklarohet pro reformës që të përfitojë politikisht dhe prish klimën politike që të mos ketë reformë. Me këtë rast edhe reformë nuk ka, edhe faji I mbetet opozitës.

Opozita

Jo vetëm për klauzolen e vettingut dhe emërimeve opozita ka frikë. Më shumë opozita ka frikë se Rama do t’I bëjë atë që Berisha I bëri Ramës, ka frikë se Rama do bëjë emërimet në të gjitha nivelet e drejtësisë pa e pyetur opozitën, ashtu sic bëri Berisha për 8 vjet. Frikë e justifikuar. Ajo që ka treguar se mund të bëjë Rama, është shpesh më pak tolerante se Berisha. Përjashtimi I Ngjelës, ishte I fundit për Berishën, ndërsa Rama nuk ndalet së përjashtuari dhe denigruari kundërshtarë, partia – bunker e Berishës duket si ballkon përballë partisë-qeli të Ramës, mungesa e transparencës, marrëdhënia posesive me mediat, shoqërinë civile, dëshira për kontrollin e opinionit publik, tremb jo vetëm opozitën.
Përplasjet e fundit me drejtësnë të Ramës, Veliajt dhe Tahirit, e përforcuan idenë se Rama nuk po kërkon një drejtësi të pavarur, por një drejtësi të vetën.
Drafti duket si njw akt dorwzimi pa kushte i pushtetit të drejtësisë nga opozita tek Rilindja. Deri kwtu skepticizmi justifikohet, por opozita ka bërë gabim gjithcka, që nga fillimi. Nuk ka qenë e qëndrueshme në kërkesat e veta, nuk e mori asnjëherë iniciativën, nuk krijoji asnjëherë besueshmërinë se është e interesuar për një reformë në drejtësi, pavarësisht draftit. Opozita ka frikë ashtu si Rilindja, nga Byroja e Hetimit dhe Njësia Speciale Antikorrupsion që do të kontrollohen nga ndërkombëtarër, por ka frikë edhe nga Institucionet e tjera që do mund të kontrollohen nga Rama. Duke qenë një opozitë komode, që nuk pranon të rrezikojë edhe duke patur disa viktima në luftën opozitare, opozita dëshiron të vijë në pushtet pa humbur asnjë privilegj, pa asnje të ndëshkuar nga të korruptuarit e djeshëm, pothuajse me të njëjtin personel.

Reforma duket pa fat. 21 korriku mund të sjellë gjithcka përvec reformës. Një draft që të shmangë ndërkomëbtarët nga procesi dhe të ndajë sistemin mes partive, si ai që propozohet nga opozita, vetëm sa do të zgjasë epokën e të paprekshmëve, të pandëshkueshmëve. Këta duket se po e fitojnë betejën, disa duke e luftuar hapur draftin të tjerët duke bërë sikur e mbështesin.

SHKARKO APP