Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ecuria e reformës gjyqësore në Shqipëri, komentojnë analistët

Forum E shtunë, 21 Gusht 2021 05:23
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Tiranë, ecuria e reformimit të sistemit gjyqësor është tema kryesore e debateve, ndonëse parlamenti është mbyllur për pushimet e sezonit.

Studiues të jetës politike mendojnë se një kompromis i ri mes forcave politike nevojitet për të tejkaluar bllokimin e gjykatave kryesore në vend, dhe për të mbushur boshllëqet e mëdha, nga shkarkimet e gjyqtarëve prej vetingut.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Analistë të jetës politike në Shqipëri mendojnë se nevoja për ta pastruar sistemin gjyqësor ka qenë e hershme, dhe se reforma erdhi më tepër si rezultat i presioneve të faktorit ndërkombëtar, dhe në këtë shkallë nuk është bërë askund. Pikëpyetja është te shpejtësia e veprimeve, thotë studiuesi Afrim Krasniqi, sepse procesi është jashtëzakonisht i vonuar për më shumë se 2 vjet.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Në kushtet kur ne flasim sot parlamenti ende nuk ka ngritur nënkomisionin e koordinimit të reformës në drejtësi, që është detyrim ligjor dhe kushtetues. Qeveria nuk ka arritur të plotësojë standartet minimale për kushtet teknike të strukturave të vetingut, dhe së fundi Kolegjit iu sigurua një mjedis jashtëzakonisht vonë, ndërkohë që ata kanë paraqitur një sërë kushtesh teknike. Dhe së treti, ende nuk është zgjidhur ende çështja e pasuesve në strukturat e lëna bosh. Nuk kemi ende një zgjidhje për shkollën e magjistraturës, nuk kemi një zgjidhje afatgjatë se çfarë do të ndodhë me arsimin juridik në Shqipëri dhe me studentët që diplomohen në vendet e zhvilluara erëndimore” – tha Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit të Studimeve Politike.

Ndërsa analisti Lutfi Dervishi theksoi faktin se shumë persona nga lista e parë, gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, Krimet e Rënda dhe prokurorë u rrëzuan thjesht nga vetdeklarimet e pasurive të tyre pa ndonjë hetim të thellluar, tregon për shkallën e lartë të korrupsionit në majat e sistemit gjyqësor.

Në gjykatën e Apelit, sipas njoftimeve të tij nga ILDKPI, ka të dhëna se përjashtimet mund të jenë aq të shumta sa edhe ajo mund dalë krejt jashtë funksionit.
“Ndërtesa e vjetër e gjyqësorit po shembet, dhe nuk po ngrihet e reja, e për këtë mund të nevojitet sërish një mirëkuptim mes forcave politike. Kërkohet vullnet politik dhe një kompromis politik, sepse çështja e Magjistraturës, çështja e SPAK-ut, çështja e vakancave të krijuara do të krijojnë edhe nevojën e amendimeve ligjore për të ngritur me shpejtësi institucionet e reja” – tha zoti Dervishi.

Analistët pohojnë se kompromisi në politikë është i nevojshëm si mjet i zakonshëm pune dhe si vullnet politik për të kryer reforma themelore.

Zoti Krasniqi thotë se ishte parashikuar një vakum afatshkurtër, por jo një rrëzim kaq masiv i njerëzve, të cilët kandiduan për t’u bërë pjesë e institucioneve të reja të sistemit gjyqësor.

Ndërsa tani nga rrëzimi masiv kemi kaluar në hezitim masiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve për të kandiduar si pjesë e institucioneve të reja, ndërsa partitë po refuzojnë të gjejnë një mekanizëm zëvendësues për boshllëqet e krijuara.

Nga ana tjetër, zoti Dervishi thotë se PD nuk po kundërshton vetingun, por po kërkon zbatimin e saktë të tij, duke shmangur standartet e dyfishta, që për shkelje të njëjta dy gjyqtarë të ndëshkohen një lloj.

Aq më tepër, gjyqtarët e gjykatave të epërme, që po përjashtohen tani, janë produkte të kompromiseve politike pozitë-opozitë, por nuk janë zgjedhur më të pavarurit dhe më të mirët në karrierë profesionale.

“Qeveria duhet të rrijë larg vetingut dhe komenteve për procesin, sepse të gjithë ata gjyqtarë që po përjashtohen nga Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese nuk janë më të mirët profesionalisht dhe më të pavarurit, por janë fryt i kompromiseve dypalëshe dhe i votimeve konsensuale në parlament” – tha zoti Dervishi.

Analistët shprehin shqetësimin se një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rrëzuar mund të ankohen në gjykatën e Strasburgut dhe do të përbëjnë një kosto shtesë për Shqipërinë.

Ndërsa një pjesë tjetër e tyre do të hyjnë në jetën politike, dhe partitë politike i kanë dyert hapur për ta, sepse dihet që partitë nuk kanë kod etike dhe as kufizime për njerëzit me probleme, që depërtojnë brenda tyre.

Studiuesit janë të shqetësuar se reforma po bëhet për pritshmërinë e ndërkombëtarëve dhe jo për shqiptarët, që kanë një pritshmëri të lartë ndaj saj.

Ndaj sa më shpejt të kryhet reforma, mendojnë ata, aq më shumë e dobishme do të jetë ajo për Shqipërinë, ndërsa vonesat do t’i dëmtojnë dhe do t’i zhgënjejnë shumë njerëzit./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 5 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 9 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.