Edhe Luanin e zgjodhi mbret pylli…

Nga Ylli Dylgjeri

Më në fund sot u pranua nga opozita që Presidenti të zgjidhet nga populli me votim. Pas Blushit, PDIU, edhe Basha e dha dakortesine per ndryshimet ne Kushtetute.
PRESIDENTIN ta zgjedhe populli- tha Ai.
Kështu kemi një situatë dakortësie nga aktore të rëndësishëm të skenes politike shqiptare. Pritet tani si do te prononcohet edhe ishkoalicionin pushtetar. Sigurisht, do kete debat dhe ketu kundershti. Pa debat e kundershti nuk u zgjodh as Luani nga kafshet e pyllit.
Këtë na kujton më së miri filmi amerikan “The Lion King”.

Po çështe ky film?
Mbreti Luan (The Lion King) është një film i animuar amerikan i vitit 1994 nga regjisori Roger Allers dhe Rob Minkoff, shkruajtur nga Irene Mecchi dhe Jonathan Roberts. Filmi u shpërnda nga studio Disney dhe eshte shfaqur për herë të parë në ShBA me 24 qershor 1994. Ka fituar 2 çmime Oskar, si dhe 22 çmime te tjera dhe 22 nominime.

Përmbajtja:
Në Afrikë, kafshët mblidhen për të nderuar lindjen e Simbës, një këlysh luani, i biri i mbretit Mufasa dhe Sarabi. Vetëm Skari, vëllai i Mufasas, nuk është i kënaqur me ngjarjen e lumtur, sepse lindja e Simbas e parandalon atë nga ngjitja në fron etj, etj…
Atehere kush do te jete Skari shqiptar?
Le te presim e te shohim kush do ta mare kete rol ne debatin per zgjedhjen e Presidentit shqiptar.

SHKARKO APP