Edhe pa drita, edhe mbyll brenda me polici, sikur nuk shkon zoti kryeministër!

Letër e banorëve të Spiten dhe Prull në Lezhë

Zoti Kryeministër!
Na falni për shqetësimin në këtë ditë të parë të javës së “prushit korona”, pasi siç na ke mësuar Ti, o Udhëheqësi ynë largpamës, DUHET TË RRIMË BRENDA NË SHTËPI.
Ashtu po bëjmë! Ndonësë nuk punojmë dot që të mbajmë familjet, por po bëjmë si bëjmë dhe po e shtyjmë edhe këto dy a tri muaj pa bukë!
Por ne duam të të shohim Ty në TV.
Por nuk kemi drita. E jo vetëm banorët e Spiten dhe Prullit, por krejt zona e Bregut te Matit.
Nuk jemi pak por diku te 25 mijë apo edhe pak më shumë banorë si zonë e Bregut të Matit.
Pritëm mbrëmë zoti Kryeministër të të shohim, por diku nga darka iku dhe sinjali telefonik që të mrekulloheshim duke të ndjekur në facebook në celular.
Por jo!
Nuk kemi drita as t’i karikojmë celularët që të flasim e të dëgjojmë Ty o SHPIRTI I KOMBIT!
Nuk po pyesim për frigoriferët që po e prishin ushqimin që blemë me vrap të premten deri në orën 13:00.
Por Ty, Udhëheqes si do të ndjekim? Si të të shikojmë kur dritat nuk po vijnë?
Ndaj o kryeministri unë mos na lë pa mundësi të të ndjekim live në TV. Nuk e dimë a e ke dalë sot në mëngjes?
Apo mos je live nga Surreli?
Se ne nuk na sheh as Mali i Dajtit, as Surreli se jemi si zonë në zemër të malit të Shenjtë atje ku ka një kishë qindravjeçare për të cilën ka shkruar Aleksandër Meksi, se këtu ndodhet një prej kishave katolike më të vjetra në Ballkan. Jemi dhe në JAVËN E MADHE të Pashkëve. Apo harrove!?

Se Ti je dhe Katolik!
Kështu të paktën thua se je me gjak Mirditori.
Por këtë punën e mirditorit po e lemë njëherë derisa të na sjellësh dritat o Udhëheqesi ynë!
Mos dil sot po munde derisa të na sjellësh këto drita të të shikojme live o Edi Rama!
Nuk duam të humbasim fjalët e tua prej Profeti shumëllojësh që je!
E fundit: Edhe pa drita, edhe mbyll brenda me polici sikur nuk shkon!

Shënim: Për korrektesi! Në ora 10.31, datë 6 prill 2020 erdhën dritat. Flm, Lartmadheri që na i solle!

SHKARKO APP