Edi Rama, kryeministri që ngatërron emrin e ushtarakes së ndjerë

Nga Dritan Kaba

Sot Edi Rama e nisi ditën me një urim për muajin e shenjtë të Ramazanit në tekstin e tij kishte një gabim, fjala “lehtë” ishte shkruar “lehë”. E mora për një lajthitje të atij që i kishte bërë urimin. Nuk kishte gjetur asnjë fjalë më shumë, por një foto të xhamisë në natë. Kryeministri luan shumë me gjetjet e tij “artistike”, errësira nuk e di ke simbolizon në këtë rast. Koha që mbahet Ramazani nga besimtarët musliman është pikërisht gjatë ditës. Fillon me daljen e diellit dhe përfundon në çastin e perëndimit të tij. Pra në asnjë moment Ramazani nuk ka të bëjë me natën . Nuk e “kuptoj” se çfarë ka dashur të simbolizojë Edi Rama me natën, errësirën e fesë apo te muajit te Ramazanit. “Dashuria” e tij për muslimanët njihet tashmë, sidomos pas etiketimit të gazetarëve kritikë të tij si “Kadrinj”.

Meqë jemi në muajin e shënuar të Ramazanit dua t’i kujtoj këtij profani, që emri Kadri vjen nga nata më e shenjtë e muajit te Ramazanit. Te lindurve në atë natë i vendosin emrin Kadri ose Kadrie sipas gjinisë. Kjo në shenjë të besimit dhe dashurisë për Zotin, që i fali fëmijë në këtë natë të shenjtë. Habitem si sot e kësaj dite Komuniteti Musliman i Shqipërisë nuk ka reaguar ndaj këtij emërtimi të pa vend dhe antimusliman që Edi Rama iu bën kritikëve të tij mediatik. Nejse nuk dua të zgjatem shumë në këtë aspekt.

Kulmin ky njeri, ose nën ndikim e guruve ose substancave narkotike, e arriti me twiterin e tij për humbjen e jetës së nellntëtares Zarife Hasanaj. Pa as me të voglën përgjegjësi shtetari i shkruan emrin gabim të ndjerës. Një shenjë nënvleftësimi dhe arrogance. Pikërisht se atij nuk i behet vonë as i ka në llogari jetët e humbura në shërbim të shtetit. Edi Rama arrin në kulmin e tij kur as dënjon të urojë shërim të shpejtë për dy ushtarakët e tjerë të plagosur në këtë incident tragjik, madje nuk i përmend as emrin Majorit Klodian Tanushi dhe rreshterit Julian Kapaj. Ky është njeriu që kemi për Kryeministër. I pashpirt, i papërgjegjshëm, arrogant me jetët njerëzore. Për këtë njeri rëndësi kanë vetëm PPP, oligarkët dhe krimi i organizuar. Atyre ua di jo vetëm emrat, por edhe nofkat me saktësi. Nuk harron asnjë aspekt të jetës së tyre, ditëlindje, festa, dreka dhe darka. Këto po i ka të shënuara në memorien tij.

Ndërsa sot në tavolinën e Çuçit për sigurinë ushqimore prisja reflektimin e tij rreth shkatërrimit të drejtorive bujqësore, pakësimit me gati 6 herë të subvencioneve për fermerët apo lënien pa laboratorë për analizat bujqësore. Prisja një ndjesë, të njeriut pa asnjë ndjenjë njerëzore. Në fakt dëgjova fjalën burg, burg, burg. Në vend të kishte strategji si do realizohej kontrolli ushqimor, që prej 6 vitesh është kthyer në strehë të injorancës dhe gjobaxhinjve, fermerët ridëgjuan fjalën burg. Burg dhe jo subvencion. Burg dhe jo ngritjen e ndihmës për fermerët nga agronome të shtetit. Burg dhe jo masa që ndihmojnë prodhimin vendas.

Ky Neron modern, qytetarët i sheh si kavie eksperimentale.

Sa të jetë kjo qeverisje e Rilindjes në pushtet, aq edhe do zgjasë ky eksperiment me durimin njerëzor. Kush e konsideron veten kavie të eksperimentit Rama të vazhdojë i lumtur. Te tjerët që duan dinjitetin e tyre, të shtetit, të Kombit dhe të Zotit të mblidhen kundër kësaj klike. Data më e afërt është 11 maji.

SHKARKO APP