Edi Rama, unë jam më i bukur se Koço Kokëdhima!
Nga Bledi Mane.
Nuk e gjej dot se me çfarë arsyesh apo shkaqesh e atrakton Edi Ramën ky Koço. Unë shes më shumë pordhë sesa shet Koço kopje të gazetës “Shekulli”. Jam një nga kritikët më të ëmbël të qeverisjes dhe deri tani nuk i kam rënë në sy Ramës. Koço hapet bythësh nëpër Tiranë me roje, makina të shtrenjta, semaforë të kuq, eskorta, ndërsa mua nuk më ka falur askush asnjëherë ndonjë abone Kinostudio-Kombinat, linjë me të cilën udhëtoj shpesh. Kam më shumë nam të keq e nam të mirë se Koço e përsëri jam pa miq në qeveri a parti. Kur shfaqem unë në televizione e debatoj lirshëm e sillem pa pordhë, kam më shumë audiencë sesa kur del Koço dhe gjindja edhe pa folur e dinë se çfarë broçkullash do të nxjerrë nga goja. Unë jam 1.90 i gjatë, elegant e bukurosh, kam pas vathë porsi Edi, kam lënë mjekër porsi Koço, me penis 20 cm, me numrin e këmbës 46 dhe kryeministri as nuk ma vërshëllen fare e përsëri ka mik dhe e ke kthyer në të gjithëpushtetshëm nipin e heroinës Persefoni Kokëdhima.
Kam 14853 miq në Facebook, sapo kam hapur edhe instagram, luaj basketboll, shkruaj, përkthej, udhëtoj, kam jetë seksuale aktive, numër celulari Vodafone Club, josh femra e meshkuj, çupërina e mami të martuara, ndërsa Koço duket se kalon në orgazëm vetëm duke injektuar posesivitetin e tij në çdo kapilar të kësaj dynjaje. Unë kam udhëtuar tmerrësisht shumë, kam lexuar dhe lexoj që nga fëmijëria e deri tani, në bibliotekë a wc, në burg a aeroplan, në fakultet a kafene dhe nuk bëj dot rolin e sipërmarrësit, por Koço jam i sigurt se të fundit libër që ka shfletuar është “Titistët” i Enver Hoxhës. Koço thonë që të mpin e të bën lavazho truri por jam i sigurtë që kryeministri më i bredhur e më i rafinuar nuk ka nevojë të zbythet para kësaj terapie me dialektikë të arrnuar.
Herë-herë më duket se kokëdhimosja e Shqipërisë po krijon një model aq vulgar te brezat që pritet të na udhëheqin dhe patjetër pasojat po i ndjejmë e do të na dyfishojnë dhimbjen në çdo aspekt.
Nëse kërkon një botues të shtypit të shkruar të shfaqet Koço me “Shekulli”-n. Në sport të shfaqet Koço me ekipin e Apollonisë, asamblenë e federatës, gazetën “Sporti Shqiptar”. Në median vizive apo radiofonike Koço përsëri me televizion lajmesh dhe radio kombëtare. Koço gjithëandej me internetin e tij Abissnet dhe shtrirje kabllosh.Në ndërtime rrugësh apo pallatesh kemi 2K e Koço Kokëdhimës. Në komisionin parlamentar të ekonomisë flet dhe dëgjon vetëm oligarku Koço Kokëdhima. Ish komunist, ish sekretar rinie, anëtar i Partisë Socialiste apo komisar politik vetëm Koço sërish. Kush luftonte të mbante ende drejtor të Cez Sait Dollapin? Koço, Koço Kokëdhima. Sebep dhe ndërmjetës pajtimesh mes Ramës dhe Metës vetëm Koço. Ulës gjakrash me qeverisë dhe Tom Doshit, Koço shfaqet. Koço në Vlorë e Koço në Piqeras, Koço në Delvinë e Koço në Memaliaj. Kush e kontrollon Albetrolin dhe menaxhon naftën shqiptare, Koço me njerzit e tij. Koço në Përmet e Koço në Sarandë. Koço kontrollon gjithë bregdetin nga Vlora në Ksamil. Koço emëron e shkarkon administratën në qarqet e jugperëndimit. Koço në Tepelenë e Koço në Dropull. Koço rivijëzon ndarjen territoriale. Koço prish e ndërton kisha e xhami në Himarë e Labëri. Kush mbetet botuesi më i urrer dhe nuk ësjhtë treguar prej vitesh aspak korrekt me komunitetin e gazetarëve duke u mbajtur deri tani rreth 2 mijë paga? Koço Kokëdhima! Koço me festivale këngësh prej mikrofonave të artë, Koço edhe me shtëpi botuese, Koço në Libohovë e Koço në Selenicë, Koço me ndërtime pa leje e Koço me ndërtime me leje, Koço të ul dëshirën e qeverisjes por të ngre edhe traun e doganës edhe volumin e zërit të diskotekës në Dhërmi. Kush i ka sarajet në bllok, Koço! Kush po e tharton dhe po e fermenton muzën social-demokrate të socialistëve sërish Koço. Kush kërkon shtyrje kongresi, Koçoooooooooooooo, Koçoooooooo, Koçoooooooooohhhhh…
-O zemra, më kapi zemra. Ndihmë! Ambulanca më ço urgjent në spital se u çmenda nga dhembjet në kraharor.
-Ohhh zemra….Shofer, shofer i ambulancës. Kush është ministër shëndetësi, ende Ilir Beqja? Ktheje, ktheje ambulancën më ço në Gjermani. Dua të iki nga këtu, dua të vdes si njeri në paqe. Nuk dua të vdes në spitalet llagëme të ministrit Beqja, nuk dua të vdes në Republikën Popullore Socialiste të Kokëdhim(bje)s. (tema)