Eduard Zaloshnja: 1 në çdo 150 tiranas me koronavirus aktiv në organizmin e tyre

Nga Eduard Zaloshnja –

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, sot ka në Bashkinë e Tiranës 409 raste aktive të konfirmuara me COVID-19 nga ISHP-ja.

Ndërkohë literatura shkencore botërore ka arritur në konsensusin se sistemet e testimit arrijnë të kapin mesatarisht 1/10 të rasteve me COVID-19.

Swiss Digital Desktop Reklama

Meqënëse Shqipëria është vendi i 128-të në botë për numrin e testeve për milion banorë (kemi kryer 8550 mijë teste për milion banorë), mund të thuhet se në Bashkinë Tiranë janë të paktën 4090 banorë me koronavirus aktiv në organizmin e tyre – që përkthehet 1 në çdo 150 tiranas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është arsyeja pse tiranasit që kujdesen për shëndetin e tyre e të familjes duhet t’i shmangin vajtjet në dreka e darka familjare, ditlindje, dasma, ceremoni varrimi, dhe në vende të mbyllura ku qarkullojnë shumë njerëz pa maska…

Lexoni edhe

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?