Eduard Zaloshnja: Vetëm 2 milionë votues ishin në Shqipëri ditën e zgjedhjeve

Nga Eduard Zaloshnja
Për të llogaritur tërthorazi se sa nga pothuaj 3.6 milionë shqiptarët e listave zyrtare të votuesve, ndodheshin fizikisht në Shqipëri më 25 prill, zhvillova një sondazh elektronik me random SMS, të dërguara tek banorë 18 vjeç e sipër në të gjithë qarqet e Shqipërisë.

Kampionin prej 1840 të anketuarish e ripeshova statistikisht, që të përfaqsonte sa më mirë gjeografikisht dhe demografikisht banorët e rritur aktualë të vendit.
Pyetja kryesore në sondazh ishte nëse të anketuarit kishin shkuar të votonin më 25 prill (pavarësisht se për kë kishin votuar). Nga përgjigjet e tyre, më rezultoi se rreth 83% e banorëve të rritur të vendit votuan më 25 prill (pavarsisht se disave prej tyreve u rezultoi vota e pavlefshme).

Duke ditur që votat e vlefshme dhe të pavlefshme në të gjitha kutitë e numërura ishin gjithsej 1.66 milionë, mund të llogaritet me një formulë të thjeshtë (1.66/0.83) se vetëm 2 milionë votues kanë qenë në Shqipëri më 25 prill (nga pothuaj 3.6 milionë që ishin në listat zyrtare).
Duke i përmbledhur këto llogaritje, mund të deduktohet se 46.3% e votuesve të listave zyrtare votuan më 25 prill; 9.5% nuk votuan (ku përfshihet edhe autori i këtyre rrjeshtave); ndërsa 44.2% nuk ishin në Shqipëri (shumica dërrmuese emigrantë dhe disa të tjerë ndejtës sezonalë jashtë Shqipërisë).

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?