Eksporti ontologjik

 

Nga Irfan Rama

Për 25 vjet me radhë Shqipëria ka prodhuar një produkt të gatshëm për eksport që është qenia Homos shqiptare. Me rrallime të ulurash përqindjesh ritmi i lartë i largimeve masive të qenieve shqiptare ontologjikisht me pasuri diferente veçorish, vesesh, kryengritësish, qëllimesh e planish në mendjet e formuara e përceptuara nga “shkollime” të ndryshme të të njëjtit pluralitet partish të cilat “u menduan” mirë për tipet e markave të të njëjtit sort.

Në kohën e Hoxhës për 45 vjet me radhë nuk kishte eksport ontologjik për shkakësi e pasojë së toku se udhëheqja komuniste kish krijuar gjithçka nëpërmjet trysnisë së thellë dhe të ashpër të pastrimit deri në mbaresë të labirintheve e skutave trunore të materjeve që formësoni mendimet e kundërta ndaj regjimit desperant. Kish arritur defletimin, shkrodhjen, zgërlaqjen e trurit të shqiptarëve sidomos rinisë. Kishin bërë ndëshkimin shfryror të trurit. Ikja e ikenakët nga kufijt gjembik ishte e radhë.

Mbetjet jokaluese të kufirit përfundonin në Spaç apo Bulqizë apo… Mendjet rebele të qenies shoqërore i vriste, i grinte si nazistët çifutët në kampet shfarosëse si ato të Mathauzenit. Por sistemi i tërë propogandistik kish fantazuar me metoditë e veta që njerëzit të mendojnë për pruduktet prodhuese për eksport në vende të ndryshme. Qeniet shqiptare shtrydhnin trurin për racionalizime e shpikje shqiptare për ta mbajtur gjallë frymën një populli të tërë me produktet bujqësore, mineralet, veshjet me xhins, telat e fijeve të ndryshme, fantazimet artistike e traditore, çadrat, produktet artistike me penele e filtrime ideologjike etj.

Ka disa kohë që askund nuk dëgjon në media nga politikanët tanë apo institucionet e përlyera me lëngje ideologjike partish për eksportet shqiptare të produkteve. S’ka “Peace Match” as midis partive koalicioniste të mirëfilltë të dy grupimeve politike përbrenda. Çdo parti krrabon nga interesat personale deri edhe rininë e kanë ndarë në 100 e tepër copëza. I mashtrojnë me punësime, shërbime, racionalizime e krijim idesh ajrore pa asnjë bazament financiar real, premtime për punë e shkolla e që më pas punësojnë vetëm më të ngushtit e tyre dhe pas dy muajsh konkretisht pas zgjedhjeve lokale të 21 qershorit 2015 për ta përcillet egër dëshpërimi dhe zhgënjimi…

Progresi i moseksporteve të produkteve shqiptare, monopolizimet e produkteve tregtare dhe produktit në përgjithësi, përqëndrimi tek kjoskizimi i bizneseve dhe nxitja për hapje biznesesh të njëjta që prodhon pakësim të ardhurash dhe shitje të mëpakëshme të familjeve sipërmarrëse, monopolizimi i punës në shtet nga partitë gjë që ka çuar edhe drejt monopolizimit të punësimit privat po nga ato, mungesa e konkurimit mbi bazën e sistemit të meritës, borxhimi i bukës, pagave, rrugëve, autostradave ka përgatitur prej vitesh e tani shumë ethshëm eksportin e qenieve njerëzorë shqiptare të të gjitha moshave.

“Homos mashtruesi”, “Homos braci”, “Homos i pasuri politik”, “Homos plaxhatori”… e tjerë janë produktet rrjedhojë të krijuara në këto mbi dy dekada të udhëheqjeve mediokrre dhe thellësisht antishqiptare të Shqipërisë. Dhe çdo ditë koha përshkruan produkt të burgosurish të shumtë në Shqipëri e vende të tjera të BE dhe Amerikës. Dhe udhëheqjet shqiptare flasin me triumf në televizione e gazeta se kemi kapur kaq hajdutë xhepash, kaq hajdutë shtëpish, aq hajdutë firmash, kaq hajdutë bankash, aq përdhunues, kaq listues ikenakësh për Amerikë e Gjermai, kaq vrasës me e pa pagesë, kaq doganierë e tatues, kaq dhënës diplomash tetëvjeçaresh, 9-vjeçaresh, gjimnazesh e universitetesh. Asnjë shef të madh, asnjë, ministër e ish-ministër, asnjë deputet, asnjë ish- kryeministër sepse hetimi zgjat 20 vjet e më shumë. A nuk doli edhe në Amerikë i pafajshëm një i ashtuquajtur vrasës! Pas 28 vjetësh! Ndaj letrat i kemi përgatitur (?!!!)

Eksporti Ontologjik i shqiptarëve i të gjithë llojësive por sidomos të të mjerëve që duan shpëtim tashmë është në zenit në mendje dhe në të vepruar. Si ato të Burundit në Tanzani. Si ato të Ishujve Karaibë. Si ato të Irakut pas rënies së Ramadit në favor të ISIS sa ka trembur edhe SHBA-në që nuk di si të veprojë. Si afrikanët nga Siria e Libia drejt brigjeve italiane. Si ato refugjatë me ngjyrë që kundrojmë në anije duke qarë e duke u lutur me duar e me këmbë që ti marrin e të shpëtojnë nga vendet e tyre të bukura por të namura nga elitat e tyre politike. Sepse segmenti i stërgjatë kohor, gjeopolitik e ekonomik “E shkuara asgjë, e tashmja asgjë dhe e ardhmja asgjë” nuk mund të tolerohet më…

SHKARKO APP