Elegji për Pallatin e Kulturës

Nga Artan Fuga

Po si është e mundur ta kemi lënë ashtu si poqaci që vjen era urinë Pallatin e Kulturës në mes të Tiranës mo?

Ndarë ngastra ngastra kafenesh, birucash, zyrash…

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, si është e mundur që për pesë lekë të qelbura, ta kthejmë gjithë atë mjedis mermeri, nga një vend ku duhej të gëlonte kultura për qytetarin, një vend i artit dhe i shkencës, një vend socializimi dhe ngritjeje shpirtrore, në një pafundësi kthinash që nuk dihet se çfarë bëjnë e të kujt janë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po si është e mundur, që në vend të transformojnë gjigandin e madh në një qendër kulturore si kudo në Europë, lemë atë të kalbet nga paraja dhe pastaj flasim për ca shtëpi rinie zgëqeve si në kohën e qepës…

Po mos më beni të them se tre dekada më parë, gjithçka po shkonte drejt kataklizmosë, por bodrumet e atij Pallati Kulture, pra nevojtoret e tij kishin megjithatë shumë më tepër dinjitet dhe pastërti sesa ka sot pjesa më e madhe e mjediseve përmbi nivelin zero të ndërtesës.

Nuk po e them këtë gjë jo.

Vini dorë ju lutem.

Ose prisheni dhe ndërtoni një karabina ku të reklamohet me banderola të mëdha raki mani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?