Elmaz Sherifi: Nuk keni parë gjë akoma!

Nga Emlaz Sherifi

Dje kryeministri ynë ishte në gjendje të rendë! Kjo gjendje iu krijua pas vënies së 9 kushteve nga Gjermania, “heshtjes” së Makron, ku kishte shpresë, kundërshtimit të Holandës dhe dilemës së Danimarkës, për miratimin e hapjes së negociatave. Gjendjen e rëndë psikologjike e shfaqi dukshëm në studio me Ballën, kur deklaroi se vinte i lodhur nga një takim më të pasurit, që duhet të japin “lëmosha” për të varfërit në Shqipëri. Pse po shtohen të varfërit?
Sepse janë politikat e tij qeverisëse korruptive. Prandaj varfëria do shtohet dhe distanca për t’u afruar me BE do rritet. Dje kryeministri lëshoi “pa free” akuza për Europën. Madje guxoi e tha se ata nuk duan që Shqiperia të futet në BE, sepse sipas tij janë plotësuar e tejkaluar detyrat e shtëpisë. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë se tij kushtet i konsideroi detyra shtëpie, që do të plotësohen! Edhe brenda nuk rakordojnë.
Prisni se nuk keni parë gjë akoma. Për t’u harruar integrimi “do e hanë” armiqtë e brendshëm. Luftën e ka fokusuar të presidenti.
Po kush e vuri presidentin? Edi Rama. Meta mund të bëhej president, por jo të propozohej nga Rama. Meta mund të mos jetë president, por këtë nuk duhet ta kërkoj Rama. Kush është me i ndershëm, Rama që e bëri president, apo Meta që pranoi? Meta, pse ta refuzonte! Kur Meta u votua në parlament Rama e quajti presidentin më të mirë! Pse sot e akuzon? Se Rama është kryeministri më i keq! Prisni, e shikoni, si po “shkon për lesh” shteti i së drejtës!

SHKARKO APP