Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 07:40 Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026 Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026, sipas të dhënave më të fundit zyrtare të Bankës së Shqipërisë është: një euro këmbehet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Elvana dhe elefanti që po na mbyt

Forum E enjte, 9 Shtator 2021 19:18
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Dalina Buzi –
Një ditë të bukur shtatori, brenda 3 orësh, nga 3 grupe njerëzish të ndryshëm, dëgjova emrin e një prej të plagosurve të incidentit të fundit në Bllok, nëpër biseda të ndryshme për katër histori të ndryshme plagosjeje, sherri publik, vrasjeje etj.
Puna dhe jeta dhe shkollimi dhe ambiciet e mia nuk kanë kurrfarë lidhjeje me kriminelët, por u çudita se si një njeri me precedent penal dhe me kaq shumë dëshmi të njerëzve që kishin qëlluar pranë tij në klube të ndryshme e restorante ku kishin ndodhur sherre me pasoja deri në vrasje, vazhdonte ecte i lirë dhe rrihte e plagoste në dritën e diellit në vende publike.
Ja ku isha unë që e diskutoja emrin e këtij krimineli me një mikun tim i cili ka pasion kulinarinë dhe një tjetër, i edukuar jashtë për arkitekturë dhe në atë moment, më erdhi keq kur kuptova se sado të përpiqem ta romantizojë Tiranën me ngjyrat e mia, qyteti në thelb vazhdon të ketë një mentalitet mesjetar, një Palermo në zhvillim e sipër, përderisa jo vetëm nuk dënojmë, por po promovojmë fuqizimin e kriminelëve dhe gjobvënëseve.
Por gjatë këtyre ditëve post-ngjarjes në Bllok, duke parë mënyrën se si u zbardh historia dhe se si u mbulua nga mediat, kuptova që terrenin e veprimit të lirë të këtyre kriminelëve e kemi ndërtuar vetë. Thelbi i vrasjes në mes të Bllokut u anashkalua për hir të një telenovele më të klikueshme, asaj të pjesëmarrjes së artistes Elvana Gjata në vendodhjen e konfliktit. Të gjitha mediat, qoftë edhe ato gjeneraliste u kthyen në rozë dhe Elvana në targetin më joshës për të thithur interesin e lexuesve.
Është mëse e kuptueshme që të raportohet e plotë një ngjarje nga mediat gjeneraliste dhe këtu nuk ka asnjë problem dhe asnjë detyrim për të mbrojtur/për të mbajtur të fshehur emrin e një të famshmi, kushdoqoftë ai/ajo.
Por eksitimi pervers për të ndërtuar çdo histori duke përfshirë këngëtaren, për të publikuar çdo lajm me foton e saj, analizat e shëmtuara për ta vendosur artisten në të njëjtin nivel me vajzat që shkojnë për lekë, në të njëjtat media që kanë publikuar prej më shumë se 15 vitesh sukseset e saj në muzikë; ngazëllimi diabolik i qindra njerëzve që komentonin dhe interpretonin në mënyrën më të neveritshme këngëtaren, kaloi çdo limit, aq sa edhe zërat e atyre që kërkonin të përqendroheshin tek thelbi i konfliktit dhe viktimat – të gjithë me precedentë penalë, të rrezikshëm dhe në kërkim, të cilët ecnin të lirë nëpër rrugët e Tiranës – u mbytën përballë telenovelës.
Mediat nuk e kuptuan që duke u marrë intensivisht me pjesën rozë, historinë e Elvanës, shpëtuan padashje të rrezikshmit e vërtetë dhe u dhanë kriminelëve të pashkollë, mundësinë që të bëjnë atë që politikanët e studiojnë me vite të tëra në librat e strategjive politike; të heqin vëmendjen nga vetja. Jo vetëm kaq, por ndërsa fotot e artistes nga klipi “Mike”, shfaqeshin sekondë pas sekondi, shumë portale, edhe ato më opozitaret, nuk kuptuan se po u bënin nder edhe atyre që duhet të mbajnë përgjegjësinë më të madhe për këtë terren të frikshëm që është krijuar në vend.
Mëkati i vetëm i Elvanës në të gjithë këtë histori është fama e saj. Asgjë tjetër në jetën e saj, artistja nuk ja detyron askujt, duke përfshirë këtu edhe zgjedhjet romantike – përderisa në asnjë moment nuk ka pretenduar të jetë dikush tjetër, nuk është përfshirë në asnjë diskutim publik dhe nuk ka ndarë asnjë histori intime që kur hyri në muzikë në moshën 15-vjeçare me asnjë media, e për më tepër nuk i është imponuar ndjekësve të saj me mburrje e rrëfime të paqëna, por vetëm me punë.
Nuk e krijoi Elvana terrenin e krimit, nuk i promovoi Elvana kriminelët, nuk e krijoi Elvana Gjata emrin falë një burri, kushdo qoftë ai, nuk ja pagoi njeri miliona klikimet (mbi 50 milionë vetëm këtë verë) dhe dashurinë e njerëzve që kanë mbushur sheshet e klubet ku ajo ka qënë e pranishme dhe as nuk ja dhuroi njeri, por e meritoi, pagesën, ndër më të lartat në tregun muzikor shqiptar. (Kolegët dhe menaxheret e koncerteve e dinë fare mirë.)
E ndërkohë që të gjithë janë mësymur për të poshtëruar e për të ngulur edhe më shumë thikën padrejtësisht tek emri i saj, duke fantazuar për “Helena Troje” (analogji injorantësh), harrojnë se me apo pa një mashkull në krah, qoftë “në kërkim” apo duke larë enët në shtëpinë e saj, këngëtarja do t’ja dalë, se s’ka asnjë mëkat, përveçse ka bërë atë që ka dashur gjithmonë; të këndojë. Elvana është vetëm një lajm që nesër do të harrohet, siç janë harruar lajme vajzash të famshme e të pafajshme këtu apo në botë të gjendura në vendin e gabuar në momentin e gabuar.
Por ajo çfarë ndodhi në Bllok dhe ajo çfarë po ndodh çdo ditë me krimet në këtë vend dhe promovimin e pranimin e kriminelëve në çdo sektor, nga politika e deri në mburrje kafenesh e tekste të panumërta rrepi, është jeta jonë. E thënë me gjuhën e rrugës: “Jemi rëndë, jemi aq rëndë, sa na bezdis një kotele, kur elefanti në dhomë po na mbyt.”
Marrë nga Anabel.al

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 23 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026
Para 11 minutash

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Moti këtë të dielë
Para 15 minutash

Moti këtë të dielë

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 20 minutash

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz
Para 2 orësh

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 10 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 10 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 13 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 12 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.