Enkel Demi: Oligarkët s’kanë dhënë një kryq leku. Po ndërtohen skema përfitimi

Një muaj pas termetit tragjik të 26 Nëntorit, ku i mori jetën 51 personave, u pasua nga një solidaritet mes shqiptarëve për të dhuruar para për banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

I pari që dhuroi 1 milion euro ishte zv.kryeministri dhe biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli. Pak pas bërjes publike të donacionit të Behgjet Pacollit, shumë biznesmenë shqiptar u shprehën të gatshëm për të dhuruar. Duket se diçka e tillë nuk ka ndodhur nga sipërmarrësit shqiptarë, gazetari Enkel Demi ka thënë se oligarkët s’kanë dhënë një kryq leku dhe se shumë shpejt ABC-news do t’i japë emër për emër, pasi kjo gjë përbën mashtrim.

“Ka një të dhënë që është tronditëse. Shumë nga sipërmarrësit e mëdhenj kanë thënë se do japin shuma të mëdha parash, ku bëheshin fjalë për miliona euro, nuk kanë dhënë asnjë kryqe leku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kanë dhënë projekte në 3D siç është rasti i zotit Behgjet Pacolli. Sipërmarrësit e mëdhenj siç ne i qujmë me emrin e famshmëm “oligarkë” nuk kanë dhënë një kryqe leku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shumë shpejt ABC-news do ti jap emër për emër, pasi kjo gjë përbën mashtrim por mbi të gjitha po ndërtohen skema përfitimi”, ka deklaruar gazetari Enkel Demi në “Abc-ja e mëngjesit”.

Enkel Demi: Oligarket s'kane dhene nje kryqe leku. Po ndertohen skema perfitimi | ABC News Albania

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?