Enkel Demi: Pse të gjithë ia kërkojnë vetëm Edi Ramës listat e pastra nga kriminelët?

Nga Enkel Demi –

Zoti Joseph Borell në konferencën për shtyp me kryetarin e qeverisë shqiptare bëri pikërisht këtë kërkesë, e cila ka kohë që i shqiptohet në sy Edi Ramës nga niveli më i ulët i diplomatëve deri tek ai më i lartë. Askush nuk i tha një gjë të tillë kryetarit të opozitës, megjithëse para disa ditësh ndërmori dy vizita zyrtare në dy vende anëtare të Bashkimit Europian. Një mesazh i tillë nuk i është përcjellë asnjë partie të opozitës, megjithëse komunikimi europian me të është në nivel shumë të lartë, tani që pas 25 prillit Kuvendi i Shqipërisë do të rifitojë legalitetin.

Mesazhi në fjalë është vetëm për Edi Ramën, i cili prej vitesh duhet të mohojë akuza për lidhje me krimin e organizuar dhe mafien ndërkombëtare. Banditët e tij kanë vjedhur zgjedhjet, kanë dhunuar fizikisht votuesin për vota, kanë përdorur paratë e drogës për të fituar. Përgjimet e fundit italiane të Ndrangheta-s rrëfejnë që Rilindja është tashmë një forcë politike e kriminalizuar, jo vetëm në Shqipëri, por e njohur si e këtillë botërisht.

Për t’i shpëtuar namit të zi Edi Rama po mundohet t’i zëvendësojë banditët me bedelë. Rasti Ëngjëll Bejtas është i qartë, por nuk është i vetmi. Shumë të kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare po fusin në listat e Rilindjes fëmijët dhe të afërmit. Punëtorët elektoralë të Rilindjes po punojnë sërish me cubat e “tërmeteve” dhe po përdorin të njëjtat mënyra represive në kërkimin e votave, mbledhjen e kartave të identitetit dhe presionin e drejtpërdrejtë në strukturat partiake, jo vetëm të opozitës, por mbi të gjitha të Partisë Socialiste.

Kjo ka bërë që rënia elektorale e Edi Ramës dhe çetës së tij po shënon përditë shifra të frikshme, ku e vetmja shpresë kanë mbetur kriminelët.

Pikërisht, këtë armë të fundit po mundohen të huajt që t’ia paralizojnë. Fakti që sërish në Bruksel, ai u hodh në kundërsulm duke akuzuar Europën për vaksinat, tregon dëshirën për të lënë në hije këtë kërkesë, e cila ngjan me një pretencë për të ardhmen e tij në rënie.

Sa të vijë në atdhe do i mbledhë prapë cubat e tij dhe do u thotë që janë ca bq andej nga Europa, por ata mos ta vrasin mendjen, se kur të fitojnë të gjithë do i lëpijnë këmbët.

Puna është se Borrell nuk pi ujë në zyrën elektorale të Dibrës.

SHKARKO APP