Erdhi dita e qametit…
Nga Ylli Dylgjeri –
Popull! Erdhi dita e qametit
Do paguajmë eurot e Beketit
Paguajmë për tekat e Kryeministrisë
Me taksat e vobektësisë…
Nuk e harrojmë Arben Ahmetajn, ministrin gjithherët fuqiplotë të financave shqiptare, kur thoshte:
“Ça e keni tani këtë histori. Jo! Asnjë kokërr leku nuk do marrë. Asnjë kokërr leku”,- kur e mbronte si të drejtë vendimin për mbylljen e medias së Beketit.
Për këtë çështje edhe Edi Rama ka deklaruar disa herë se nuk ka penalitet për shtetin shqiptar nga Gjykata e Arbitrazhit lidhur me vendimet e tij për “Agon Channel”- kështu trasmetojnë mediat këtu. Mirëpo, Gjykata e Arbitrazhit foli hidhshëm, foli rrumbullak sa për 109 milionë euro; foli sa një e gjashta e eurobondit të shitur me “sukses” nga Qeveria shqiptare në muajin qershor 2020. Shikoni sa bukur na i bën llogaritë e shtetit Rilindja e qametit:
Mori borxh 650 milionë në qershor
Do shlyejë borxh 250 milionë në nëntor
Do dorëzojë 109 milionë te Beketi
Mbeten a s’mbeten gjysma për miletin.
Pra, ku jeni sot o shtetarë Rilindas?
Ju pyet publiku. Publiku taksapagues. Publiku votues. Publiku qe Ju e trajtuat si dele në çdo kohë që drejtuat. Po Ti o Arben Ahmetaj? Ku je Edi Rama?
Ku i keni arkivuar tani gënjeshtrat tuaja për të mbrojtur vendimin tuaj. Kur ka parë ky vend një kryeministër
me teka që kushtojnë qindramilionë euro. A është e vërtetë se ky popull ka qeverinë që meriton. Jo sigurisht! Për të gjithë ata që thonë se ky popull kështu e do, do të them ndaluni pak. Ndoshta nuk është dhe aq e lehtë për një popull që nuk po përballet thjesht me një diktator, apo me një gënjeshtar, apo me një hajdut. Ndoshta jemi rasti i parë në historinë për aq sa ai njihet njerëzimit që një popull ka përballë në qeveri një grup të strukturuar kriminal, që merret vetëm me fshehjen e të vërtetës, fshehjen e abuzimit, fshehjen e milionave.
Për herë të parë një popull ka mbi krye jo organizatë kriminale droge, as skuadër terrori, as strukturë trafiku, por të gjitha bashkë këto, të ngritur në një stad edhe më kriminal. Populli shqiptar në fakt po përjeton një dhunë të papërjetuar më parë: dhunën financiare. Gjendja në Shqipëri tregon se ç’do të thotë të drejtohesh nga struktura kriminale financiare të borxheve, gjobave, koncesioneve, betoneve dhe “humbjeve” të shumave kolosale në dyer gjykatash e arbitrazhesh ndërkombëtare.
Së shpejti do festojmë edhe ditën e aministisë… Do te jetë festë kombëtare. Ndërsa populli të cilit i mungon liria, do të paguajë milionat për kryeministrin që mbyll mediat.
Të na rrojë diktatura financiare!
Lavdi DiktaRamës!