Erion Braçe, ironi me Fevziun: Shqiptarët kanë më shumë respekt për Jozefinën, se për ty

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka ironizuar me një deklaratë të Blendi Fevziut bërë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”.

Fevziu ka thënë se shqiptarët nuk kanë respect për deputetët, ndërsa Braçe i përgjigjet drejtuesit të “Opinion” duke e krahësuar me respektin që ka Topalli dhe ai te shqiptarët.

"Une e di që ka deputetë për të cilët shqiptarët nuk kanë respekt dhe kjo nuk është çudi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, dëgjova Blendi Fejziun që ironizoi me respektin e shqiptarëve për deputetët.

Swiss Digital Mobile Reklama

E pranoj edhe këtë.

Por, nuk mund të pranoj që shqiptarët kanë më shumë respekt për Fejziun, se sa për Jozefina Topallin”, shkruan deputeti socialist.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?