Erisa Xhixho: Koha që Edi Rama, ideatori i skemës mafioze të vjedhjes së votave të ikë!
Nga Erisa Xhixho (Nënkryetare e LSI)
Skandalet ndjekin njëri-tjetrin, e rradhë pas rradhe shfaqen edhe protagonistët e botës së krimit e të qeverisë, të gjithë bashkë, të bërë një në bandë edhe në qeveri.
Ne cdo vend europian, nëse do të publikoheshin materiale aq kompromentuese sa ato që po publikon gazeta prestigjoze gjermane “Bild” si pjese e dosjes 339/1 të kryera nga Prokuroria e Krimeve të rënda, kryeministrit do jepte dorëheqjen dhe thirrja e zgjedhjeve të parakoshme do të ishte akti më normal në një vend demokratik.
Pasi politika duhet ketë moral dhe përgjegjshemëri para së gjithash.
Mirëpo ja që në Shqipëri ndodh ndryshe sepse standardi europian për qeveritaret e kryeministrin tone eshte i huaj!
Dhe shikoni se çfarë ndodh, paturpësisht del kryetari i komisionit të ligjeve Ulsi Manja dhe në vend të japë llogari para qytetarëve per përgjimet skandaloze që rrënojne çdo marrdhënie shtetare ku krimi i organizuar komandon dhe drejton punën e drejtorive, të bashkive e deri përcakton edhe listat për deputetë te maxhorancës , bën presion ndaj administratës me heqje nga puna për hir të votës.
Por z.Ulsi sot kishte merak ti dërgonte një mesazh Prokurores së pergjithshme e zgjedhur prej tij në mënyre antikushtetuese duke e shantazhur hapur për ecurinë e hetimit dhe daljes së sekretit hetimor.
Kjo vetem në një vend narkoshtet mund të ndodh, ku krimi drejton politiken dhe maxhorancën.
Pyetja që shtrohet është Pse prokuroria nuk ka vepruar deri më sot me dosjen 339/1 dhe sot që doli z.Ulsi do duhet të veproje?
Sepse nuk kemi një prokurori të pavarur por të kapur totalisht nga kjo maxhoranc prandaj dhe nuk jepet llogari politike morale për përgjimet por flitet me mesazhe të koduara ndaj prokurorisë .
Ka vetem një zgjidhje për të rikthyer vlerat e demokracise, zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe ndarjen përfundimtare të krimit nga politika dhe është Doreheqja e menjëhershme e ideatorit të skemes mafjoze të blerjes së votave Edi Rama dhe vendi të shkoj sa më parë në zgjedhje të parakoshme politike si e vetmja zgjidhje për të rikthyer shpresën dhe besimin se do mund të jetojmë në një shtet ligjor dhe jo narkoshtet.