Erjon Braçe, ky moralist pa moral
Kur kanë shkatërruar në bashkëpunim Kushtetutën e shqiptarëve, e ka ndarë pushtetin dhe bukën e vendimmarrjes me PD-në që ç’ke me të
Nga Sokol Shameti
Nuk do ndaj kurrë pushtet me Partinë Demokratike – thotë llapaqeni i vogël që ëndërron për veten imazhin e viganit liberator, qëndrestarit të paepur dhe idealistit të pakompromis.
Këto dokrra le t’i çojë te Pazari i ri, se mbase i shet me çmimin e zarzavateve lushnjare të stinës. Ky që na hiqet si puritan, është anëtar i një partie djathtiste që asnjë lidhje s’ka me majtizmin dhe që është në pushtet vetëm për të garantuar me votat e saj, që disa të pasur të pasurohen dhe miliona të varfër të varfërohen. Përditë.
Kur ka qenë nevoja që pushteti i këtyre të pasurve të blindohet me “kode” apo “reforma” çdemokratizuese zgjedhore, ky dhe partia e tij janë bashkuar që ç’ke me të me PD-në.
Kur kanë shkatërruar në bashkëpunim Kushtetutën e shqiptarëve, e ka ndarë pushtetin dhe bukën e vendimmarrjes me PD-në që ç’ke me të.
Kur ka qenë puna për të miratuar koncesione apo projekte varfëruese ndaj shqiptarëve, nivele taksash, lehtësira për korporata, lirime nga burgjet të milionerëve, etj, ky kone as që ka bërë një herë mjau, por ka votuar në rresht me ushtarët e tjerë.
Ky dhe të tjerë që bëjnë si namuzqarë, janë ata që po e shfrytëzojnë deri në pikën e fundit si tregtarë gjakun e viktimave të 21 janarit. E ndërkohë janë vetë shkaktarë viktimash. Edhe pse jo me plumba, por me ato qindra mënyra të tjera që ekzistojnë për t’i vdekur njerëzit.
Sa për freskim kujtese të atyre që e hanë kallëp, sikur Rilindja është misioni i Nënë Terezës, ja disa nga herët kur ka ndarë pushtet llapaqeni i vogël me PD-në këto vjet.