Erjon Braçe sqaron për lagunën e Karavastasë

Deputetit i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka reaguar sot ndaj një shkrimi të botuar në gazetën “Koha Jonë” për Lagunën e Karavastasë në Divjakë dhe Portin e Karpenit në Kavajë. Shkrimi denoncon mungesën e transparencës për disa projekte që po zbatohen nga qeveria gjatë muajve të fundit.

Si deputet i Qarkut, Braçe komenton vetëm pjesën që ka të bëjë me punimet në Luginën e Karavastasë. Për transparencë ndaj lexuesve, po botojmë të plotë reagimin e deputetit të Divjakës lidhur me atë çfarë po ndodh në Lagunë këto ditë.

Ja çfarë shkruan Braçe: “Lexova “Koha Jonë” me editorialin e saj “Karavastaja… cilët deputete fshihen pas”. Kam qeshur me lot!! Lexova se pas fotove të një varrmihësi të Sali Berishës, miku im Nikollë e kish trashur edhe më shumë gënjeshtrën që ai shpërndau; flet për ndërtime turistike, për të cilat po vihen piketat e para të projektit te ri. Ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha!! Ky është kulmi!! Nikollë, ti nuk je për tu gënjyer nga çdo lloj spurdhjaku”.

Ndërkohë, shoqatat mjedisore kanë njoftuar sot një protestë në Karavasta, pikërisht për ndërhyrjet që po bëhen në Parkun e Kombëtar. Sipas 17 shoqatave mjedisore projekti për qëllime turistike dëmton parkun.

https://www.facebook.com/erjon.brace.104/posts/571643636373835?pnref=story

SHKARKO APP