Eureka, krizën e zgjidhi Soreca!

Nga: Ylli Dylgjeri

Pasi doli më 30 Qershor nga vizita e kortezisë në KZAZ-në e Liceut “Jordan Misja”, në Tirane, Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, i irituar nga padurimi i shtypit që bënte pyetje, iu drejtua gazetarëve: ”Më lini të bëj detyrën time”! Shtypi për etikë e la. Nuk zgjati dy ditë dhe ambasadori e bëri blic detyrën! Ju drejtua palëve “ndërluftuese” në votime me nervin e ish-punonjesit të MB italiane: “Duhet të tregojnë pjekuri dhe të angazhoheni urgjentisht në dialog politik, ndërsa shtoi se fokusi tani është krijimi i SPAK dhe i Gjykatës Kushtetuese”. Tha dhe ca fjalë të tjera…por këtu e ngriti zërin.

Këto fjalë në shqip, Ne gazetarët i kemi dëgjuar shpesh këto dy ditë. I kemi dëgjuar së pari çdo darkë nga avokat Spartak Ngjela. Biles në fillim i ka thënë Taku, pastaj i tha ambasadori Soreca.

Cophyright është Ngjela & Co. Ne u mësuam me avokatin Exelent, se nga një vesh na hynë fjalët e Tij e nga një brimë tjetër na dalin. Me zotin Soreca ndryshojnë punët. Ai ka gradë e përgjegjësi tjetër në këtë vend. Ai thotë se do na fusë në Europë. Deri atëherë Ai na ka edhe shumë borxhe për të na sqaruar. Nejse, po i zerojmë ato borxhe dhe fillimisht po respektojmë Institucionin e Presidentit.

Përgjigju Presidentit zoti Soreca! Ne po presim edhe pak. Po presim sipas hierakisë tu japësh fillimisht përgjigje pyetjeve të Kryetarit të Shtetit, e më pas pyetjeve tona. Nëse do të na bindesh dhe ulësh tensionet në vend, atëherë do të thërrasim:

Eureka, krizën e zgjidhi Soreca!

SHKARKO APP