Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 11:49 Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, gjobiten 23 qytetarë Policia e Tiranës ka gjobitur 23 protestues të cilët gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bllokuan rrugën dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Futbolli evropian
  • Studentët shqiptarë
  • Supërtaksa
  • Objekti misterioz
  • Starlink
  • Irani
  • Debati Surroi-Haxhiu
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Futbolli evropian
  • Studentët shqiptarë
  • Supërtaksa
  • Objekti misterioz
  • Starlink
  • Irani
  • Debati Surroi-Haxhiu
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Europa brenda dhe jashtë!

Forum E enjte, 12 Shkurt 2026 15:41
Europa brenda dhe jashtë!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Majlinda Bregu

Sot është publikuar Eurobarometri Vjeshtë 2025. Shumëkush mund të thotë: “ne kemi hallet tona, nuk na duhet të dimë çfarë hallesh kanë europianët.” Një gjysmë e vërtetë kjo. Por vetëm një gjysmë. Sepse ajo që ndodh në Europë jo vetem nuk është kurrë larg nesh, por shpesh përcakton drejtimin tonë politik, ekonomik dhe të sigurisë. Po aq ndikon edhe në vëmendjen europiane ndaj zullumeve tona.

Teksa e lexoja raportin,po mendoja për dy Europat që bashkëjetojnë sot: Europa brenda dhe Europa jashtë. Njëra që po përpiqet të kapë mesazhin se që të mbijetojë duhet të ndryshojë dhe tjetra që ende pret të bëhet pjesë e saj. Mesazhi që del edhe nga Eurobarometri është i qartë. Europianët nuk po kërkojnë më pak Europë. Ata po kërkojnë një Europë më të fortë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

89% duan më shumë unitet brenda vedit dhe 86% presin që BE-ja të ketë një zë më të fuqishëm globalisht. Në një kohë luftërash pranë kufijve (72%), kërcënimesh terroriste (67%), sulmesh kibernetike dhe rreziqesh klimatike (66%), qytetarët kërkojnë drejtim të qartë dhe lidership të fortë. 62% vazhdojnë ta shohin anëtarësimin në BE si një gjë të mirë. Në një botë që shpesh duket e paqëndrueshme, besimi tek projekti europian mbetet i fortë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Po Europa jashtë?!

Në Ballkanin Perëndimor, 64% e qytetarëve (Balkan Barometer i RCC), besojnë se anëtarësimi në BE është një gjë e mirë. Pas një rruge të gjatë dhe shpesh zhgënjyese, ky është një tregues me peshë reale politike. Gjatë kohës që drejtoja RCC-në, këto prirje i kemi parë herët dhe i kemi matur vazhdimisht përmes Balkan Barometer dhe SecuriMeter. Ato kanë treguar vazhdimisht se orientimi drejt Europës nuk është vetëm objektiv politik. Për shumë qytetarë është bërë plan personal jetese.

Mund t'ju interesojë

Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”!

Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”!

Para 21 orësh
Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?

Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?

Para 22 orësh
Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Para 23 orësh

Rreth 41 % e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor janë gati për t’u larguar nga vendi. E për tu kthyer tek “halli ynë”, shqiptarët që duan të largohen janë më lart se mesatarja e rajonit- 44%. Kur gati një në dy qytetarë sheh të ardhmen diku tjetër, kjo nuk është thjesht statistikë. Është alarm kombëtar. Një alarm për ekonominë, për tregun e punës, për besimin tek e ardhmja.

Madje, në shumë vende të rajonit, qytetarët i besojnë BE-së më shumë sesa vetë institucioneve të tyre. Dallimi bëhet edhe më i dukshëm kur shohim prioritetet. Brenda BE-së, qytetarët mendojnë strategjikisht: siguri, mbrojtje, shqetësime për kërcënimet e ndryshimeve klimatike dhe qëndrueshmëri ekonomike. Në Ballkanin Perëndimor, shqetësimet janë më bazike: inflacioni, vendet e punës, stabiliteti ekonomik dhe funksionimi i shtetit. Në BE, qytetarët shprehin nivele të larta shqetësimi për disa kërcënime njëkohësisht:

* Luftërat pranë BE-së, 72%

* Terrorizmi, 67%

* Fatkeqësitë natyrore të lidhura me ndryshimet klimatike, 66%

* Sulmet kibernetike nga vende jashtë BE-së, 66%

* Dezinformimi, gjuha e urrejtjes, përmbajtjet mashtruese të gjeneruara nga AI dhe kërcënimet ndaj të dhënave online, rreth 68–69%.

Në Ballkanin Perëndimor, vetëm rreth 38% e shohin rajonin si të sigurt. Optimizmi mbetet i kufizuar dhe shqetësimet lidhen jo vetëm me paqëndrueshmërinë gjeopolitike, përfshirë efektet e luftës në Ukrainë, por edhe me korrupsionin, cenueshmërinë ekonomike dhe besimin e ulët tek institucionet. Dezinformimi është një shqetësim në rritje në të dy realitetet, por përjetohet ndryshe.

Në BE trajtohet si një kërcënim strategjik ndaj demokracisë. Në Ballkanin Perëndimor lidhet drejtpërdrejt me mosbesimin e theksuar tek institucionet, mediat dhe cilësisë së jetës. Ky krahasim ka rëndësi sepse tregon dy mënyra të ndryshme se si kuptohet Siguria.

Për Europën brenda është prioritet strategjik; për Europën jashtë është kusht për stabilitetin e përditshëm. Ka edhe një sinjal që nuk duhet nënvlerësuar, -të rinjtë. Në të dy sondazhet, ata janë më optimistët dhe më proeuropianët. Rreth 65% e të rinjve në BE janë optimistë për të ardhmen e Unionit dhe shumë të rinj në Ballkanin Perëndimor e shohin të ardhmen e tyre si europiane. Mesazhi është i qartë. Qytetarët brenda Europës po i kërkojnë Europës të përshtatet me kohën. Qytetarët jashtë saj po i kërkojnë Europës të mos i lërë peng.

Etiketat e lidhura

Majlinda Bregu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, gjobiten 23 qytetarë
Para 4 minutash

Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, gjobiten 23 qytetarë

Bellingham feston fitoren e madhe ndaj Spanjës me një puthje me partneren e tij
Para 14 minutash

Bellingham feston fitoren e madhe ndaj Spanjës me një puthje me partneren e tij

Ftesë për Veliajn e Spiropalin? Berisha: Të bashkohen të gjithë ta përcjellin Ramën një minutë e më parë
Para 22 minutash

Ftesë për Veliajn e Spiropalin? Berisha: Të bashkohen të gjithë ta përcjellin Ramën një minutë e më parë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës: Presim sqarim nga KE për këngën nacionaliste serbe
Para 39 minutash

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës: Presim sqarim nga KE për këngën nacionaliste serbe

Më të lexuarat

1 Sot datëlindja e Pandeli Majkos
15 Nëntor 2026, 11:13

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

2 Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja

3 Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë
Para 12 orësh

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë

4 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
15 Nëntor 2026, 06:39

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.